Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ian Thorpe: Kam menduar vetëvrasjen  Empty Ian Thorpe: Kam menduar vetëvrasjen

Sun 14 Oct 2012 - 8:43
Ian Thorpe: Kam menduar vetëvrasjen  Thorpe

“Kam patur ditë të jetës time, që vetëm kur i mendoj më kapin të dridhurat. Kam çuar nëpër mendje vende dhe mundësi për t’u vetëvrarë, por gjithmonë kam hequr dorë në momentin e fundit dhe kur kthjellohesha kuptoja se sa qesharake ishin mendimet që më kalonin nëpër kokë”.

Kjo është një pjesë e vogël nga libri “Ky jam unë”, një rrëfim i sinqertë i ish-notarit australian, pesë herë kampion në lojërat olimpike, Ian Thorpe.

Notari që deri para daljes së Michael Phelps mbante rekordet absolute në këtë sport olimpik tregon se sa kishte vuajtur nga depresioni, varësinë e krijuar me alkoolin dhe se si vendosi të mbyllë karrierën e tij sportive që në moshën 24-vjeçare.

Në autobiografi “Thorpedo” heq edhe një mëdyshje të madhe që të fansave dhe mediave. Australiani pohon se nuk është homoseksual dhe tregon se si artikujt e ndryshëm të publikuara nëpër gazeta e revista në lidhje me prirjet e tij seksuale e kishin zhytur më tej në depresion.

Ian Thorpe, sot 30 vjeç, ishte mbreti i notit në pishina nga viti 1999 deri në vitin 2004 me 9 medalje olimpike, 11 tituj dhe 13 rekorde botërore. Hegjemonia e vendosur prej tij në këtë sport, u thy vetëm nga amerikani Phelps në lojërat olimpike në Pekin dhe Londër.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi