Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Fox News, kërkon falje për vetëvrasjen live  Empty Fox News, kërkon falje për vetëvrasjen live

Sat 29 Sep 2012 - 17:18


Televizioni amerikan Fox News kërkoi ndjesë për transmetimin e drejtperdrejtë të një vetëvrasjeje. Kameramanet po filmonin një ndjekje të policise në Feniks, Arizona, e cila përfundoi tragjikisht.

Shoferi i mjetit zbriti nga makina dhe i drejtoi armen vetes. Gazetari Shepard Smith, ne kete moment i thote regjise: "Dilni, dilni menjehere". Ketu ndalon transmetimi i ngjarjes dhe nisin reklamat.

Por për fat te keq ishte shfaqur, një vetevrasje. Kamerat e Fox News, ne helikopterin e televizionit po transmetonin ndjekjen e nje person të armatosur, i dyshuar për vjedhjen e një makine përpara një restoranti te Feniksit. Një operacion që po zgjaste prej 90 minutash, në autostraden 10. Thuajse 100 km larg Kalifornise i dyshuari ndalon makinën, zbret prej saj dhe qellon veten me pistolete.Pas perfundimit të reklamave, Smith i kërkon ndjesë telespektatoreve qe nuk munden të ndërpresin skenën tragjike.

"Ne shohim ngjarje qe nuk transmetojme sepse nuk jane te pershtatshme- thote Smith duke iu referuar faktit se pamjet shfaqen ne studio, pese minuta perpara se te transmetohen, kesisoj mund te evitohen "gjerat e tmerrshme. Nuk do te ndodhe me nën vëzhgimin tim".

Pas kesaj televizioni konfirmoi vdekjen e te dyshuarit ne faqen e saj te internetit. Sic raportojne mediat nderkombetare, ende nuk eshte mesuar identiteti i tij.Por pavaresisht kesaj apologjie, video e transmetuar ne emisionin Studio B me Shepard Smith u hodh ne rrjet.

Nuk munguan edhe komentet: "Te tilla ngjarje jepen drejtperdrejt, pikerisht sepse kane nje incident". Analistet e televizioneve te cilet thane se "nuk ka ndjese per cfare u pa ne ekran. Sa here qe ne dukje televizionet kerkojne ndjese, nuk eshte se nuk shijojne nje rritje te audiences- thone ata".


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi