Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Facebook kërkon falje për videon e kujtimeve Empty Facebook kërkon falje për videon e kujtimeve

Tue 30 Dec 2014 - 17:09
Facebook kërkon falje për videon e kujtimeve Fb-yearMe siguri e keni publikuar ose e keni parë videon e fundit surprizë që Facebook ka përgatitur për ju, me momentet më të bukura të vitit.

“The Year in Review” është një përmbledhje e postimeve në Facebook që ka marrë më shumë pëlqime, komente apo shpërndarje gjatë vitit, dhe i rregullon fotografitë në mënyrë kronologjike. Mbishkrimi në këtë postim është “Ka qenë një vit i shkëlqyeshëm! Faleminderit që ishit pjesë e tij”.

Por ky mbishkrim ka bërë që shumë prej përdoruesve t’u rikthehen momenteve të dhimshme, që tashmë i kishin harruar dhe nuk dëshironin t’i risillnin në vëmendje.

Një dizajner Web-i, Eric Meyer, në përmbledhjen e tij, pa një fotografi që i riktheu trishtimin që ai ka pasur gjatë vitit, për vdekjen e vajzës së tij.

Pas këtij postimi, menaxheri i Facebookut për këtë aplikacion të ri, Jonathan Gheller, ka kontaktuar me të dhe i ka kërkuar falje në emër të kompanisë.

“Aplikacioni ishte i mrekullueshëm për shumë njerëz, por në këtë situatë ne më shumë i sollëm atij personi mërzi sesa gëzim”, ka thënë Gheller. “Ne mund të bëjmë më mirë, i jam mirënjohës që ai në këto momente të vështira shkroi për këtë rast”.

/Shekulli Online/E.H./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi