Stöhlker u kërkon falje qytetarëve të Kosovës
Sun 21 Aug 2011 - 15:22
Tërhiqet prapa publicisti zviceran Fidel Stöhlker dhe u ka kërkuar falje qytetarëve të Kosovës. Stöhlker ditë më parë ka fyer rëndë shqiptarët e Kosovës, pas ngjarjeve të fundit me bashkatdhetarët tanë në shtetin e Zvicrës.Por, pas kritikave të shumta që mori, ai është detyruar të kërkojë falje, raportojnë mediet zvicerane. E megjithatë, asgjë nuk ka përfunduar, sepse ai mund të ndiqet penalisht nga drejtësia e këtij vendi për shkak të komenteve të vlerësuar si raciste.Zvicerani kishte shkruar të enjten në mbrëmje, se kosovarët janë “popull i egër, i ultë dhe kriminel dhe se të gjithë duhet të dëboheshin nga Zvicra”.“Për dy kualifikimet e rënda që kam bërë ndaj popullit kosovar, kërkoj falje. Natyrisht, kjo nuk mund të lidhet me krejt kosovarët, por vetëm ata që kanë bërë krimet”, thuhet në kërkim faljen e Stöhlker. Komenti nuk mund të gjendet më në blogun e tij dhe është fshirë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi