Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

ALMA I KËRKON FALJE AMBASDORES, JO VETËVENDOSJA Empty ALMA I KËRKON FALJE AMBASDORES, JO VETËVENDOSJA

Sun 30 Jun 2013 - 18:58
Alma Lama, Deputete e Vetëvendosjes së Albin Kurtit, i ka kërkuar personalisht falje Ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson për lëndimet që aktivistë të VV’së ia kanë shkaktuar asaj në ditën kur Kuvendi po ratifikonte marrëveshjen e Kosovë- Serbi.

Madje, sipas Lames kërkim falja është e domosdoshme.

Ajo në një prononcim për Express tha se falje ka kërkuar pikë së pari në emër të votuesve të saj.

“Unë i kam kërkuar falje ne emrin tim dhe te votuesve te mi. Pra përgjigja ime është e ditur atë e gjen edhe në twitter”.



“Ta thashë qëndrimin tim, besoj se mua po me pyet si pjese e VV’së apo jo”, ishte përgjigja e saj për Express.

Ndryshe ditë më parë ndaj lëndimit të Ambasadores kanë reaguar edhe organizata të ndryshëm qeveritare dhe joqeveritare.

Aktin e kanë dënuar edhe partitë politike. Derisa Ambasadorja Jacobson ka publikuar edhe një fotot të saj ku shihet dora e saj e lënduar gjatë aksionit të VV’së për të ndaluar hyrjen e saj në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq zyrtarët e VV’së ende nuk kanë kërkuar falje. Për me tepër ata fajin për këtë akt ua kanë hedhur protokollit shtetëror dhe policisë së Kosovës.

Ndryshe Deputetja Alma Lama ka ftohur raportet me bashkëpartiakët e saj ndër ta edhe Liderin e tyre Albin Kurti për shkak të qëndrimeve të kundërta karshi çështjeve fetare dhe kombëtare në vend.

Ajo madje ka lënë të hapur edhe mundësinë e largimit nga ky subjekt për këto shkaqe.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi