Partitë e vogla, pak shanse si parti kombëtare
Sat 14 Apr 2012 - 15:33
Nga Sami Neza
Partitë e vogla po kthehen pothuajse në një realitet virtual. Ato ekzistojnë vetëm kur ne mendojmë për to, diçka pak a shumë si blogje miqsh. Kjo për shkak të ligjit proporcional rajonal që i godet fort ato, duke i detyruar ndoshta në të ardhmen që të ndryshojnë edhe strategjinë e funksionimit dhe përhapjes së tyre. Struktura shumëpolare e politikës në vend është në një krizë të fortë, ndërsa struktura bipolare duket qartë se është në konsolidim e sipër.
Aktualisht, si rrjedhim i sistemit, një parti e vogël që ka një numër votuesish të shumtë, por të shpërndarë në të gjithë vendin, ka më pak shanse të marrë ndonjë deputet se sa një parti e vogël, por e përqendruar lokalisht, edhe pse me një numër votuesish më të paktë.
Secila nga partitë e mëdha që merr pjesë në zgjedhje duhet të grumbullojë një numër votash që të arrijnë deri në 20 mijë në një zonë zgjedhore nëse të gjithë votuesit marrin pjesë në zgjedhje, ose praktikisht rreth 10 mijë vota, duke supozuar se marrin pjesë në votime gjysma e qytetarëve të regjistruar në listat e votimit. Por, në rastin e partive të vogla, këto shifra dyfishohen apo trefishohen, në varësi të përqendrimit të votave, për të bërë të mundur përfaqësimin minimal në Parlament me të paktën një deputet.
Zgjedhjet e 2009-s, që u zhvilluan me ligjin e ri zgjedhor, pra edhe me sistemin e ri të zgjedhjeve, shënuan një rrënim të peshës së partive të vogla në politikën shqiptare, duke lënë jashtë Parlamentit disa prej tyre.
Por, ndërkaq, lindi një efekt tjetër, ai i shfaqjes se partive me zgjedhës të përqendruar, të cilat, pavarësisht efektit të sistemit proporcional rajonal mbi partitë e vogla, kishin shanse për sukses.
Rasti i PDI (sot PDIU), është tipik për ta konsideruar këtë sjellje të re në periferi të politikës shqiptare dhe për të gjetur një mënyrë mbijetese për partitë, të cilat janë në fund të karrierës së tyre deri diku padrejtësisht dhe kryesisht për shkaqe teknike.
PDI ia doli të merrte një deputet në Vlorë dhe gati arriti të siguronte të dytin në Fier, dy zona elektorale ku komunitetit i çamëve, votues i kësaj partie, ishte i përqendruar në këto zona. Nëse PDIU do të ishte votuar nga më shumë çamë, por të shpërndarë në të gjithë vendin, nuk do të kishte siguruar deputet. Me më pak se një për qind të votave ata morën një deputet në zgjedhjet e 2009-s, ndërkohë që PR, me më shumë se dy për qind, mori po aq, një deputet, për shkak se e kishte elektoratin e saj të shpërndarë në të gjithë vendin. Po ashtu, PSD, me afro dy për qind të votave, nuk mori asnjë deputet për të njëjtin efekt të sistemit.
Edhe parti të tjera të vogla që ia dolën të përballojnë sistemin e ri dhe të hyjnë në Parlament, kishin një komponente të fortë lokale. PBDNJ, e cila ka elektorat minoritarët grekë në Jug të vendit, siguroi një deputet në Gjirokastër pikërisht për shkak të përqendrimit të votuesve të saj në këtë zonë elektorale. PBDNJ, e cila mori në zgjedhjet e 2009-s pak më shumë se një për qind, ka plot votues edhe në Tiranë e Korçë, por nuk arriti të grumbullonte aq vota në të dyja këto zona sa për të marrë një deputet. Megjithatë, efekti i votës së përqendruar bëri që me gjysmën e votave që kishte fituar PSD të fitonte një deputet.
Edhe LSI ka një komponente lokale, megjithëse jo aq të dukshme sa dy partitë e mësipërme, PDIU dhe PBDNJ. Ka qenë kjo komponente, edhe pse nuk mbizotëronte në raport me faktorë të tjerë, që ka forcuar pozitat e saj në Parlament. Megjithëse shpërndarja e deputetëve që mori në zgjedhjet e 2009-s e përjashton karakterin lokal të saj, ajo përforcon atë rajonal. LSI ka marrë deputetë në katër zona elektorale, nga dymbëdhjetë që janë gjithsej. Ajo ka marrë një deputet në Skrapar, një në Fier, një në Durrës dhe një në Tiranë, pa mundur të konkurrojë fort në zona të tjera elektorale përveç Beratit.
Por, sistemi, përveçse nuk favorizon parti të vogla kombëtare, nuk favorizon as koalicione partish të vogla. Zgjedhjet e 2009-s tregojnë se, edhe në rastet kur parti të vogla parlamentare në legjislaturën e kaluar janë bashkuar së bashku, nuk ia kanë dalë të kenë sukses. Demokristianët e Ndokës, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, së bashku me tre katër parti të tjera më të vogla të bashkuara te Poli i Lirisë, nuk ia dolën të sigurojnë një deputet, edhe pse së bashku kishin marrë afër 2 për qind të votave. Koalicioni tjetër i Aleancës Socialiste për Integrim ishte më me fat vetëm për LSI-në, ndërsa pesë partitë e tjera nuk morën asgjë.
Duke kuptuar rrjedhimet e sistemit të ri, ndonjë parti e vogël si PDR, u shkri para zgjedhjeve të 2009-s me PD dhe përfaqësimi i saj brenda Grupit Parlamentar të PD-së ka një numër të arsyeshëm deputetësh në proporcion me kapacitetet dhe mbështetjen që kishte kjo parti. Të tjera ndoqën shembullin e saj pas zgjedhjeve, si PAD që u shkri me demokratët, dhe G99 që u shkri me socialistët.
Në këto kushte, kur korrigjimet e sistemit që kërkuan partitë e vogla kanë fare pak shanse të ndodhin, nëse duan të mbijetojnë, ato duhet të përfshihen nga një reformë e fortë në organizimin dhe objektivat e tyre politikë, në mënyrë që të përballojnë sistemin e ri.
Ka dy mundësi për to: ose të reduktojnë objektivat e tyre për një komunitet të përcaktuar qartë edhe në kufij lokalë, ose të shkrihen në koalicione me partitë e mëdha.
Versioni i parë do të ishte i kuptueshëm për një sistem zgjedhor të dhënë njëherë e përgjithmonë. Por sistemi zgjedhor mund të ndryshojë në të ardhmen duke bërë të pavlefshme sakrificën e një partie me objektiva kombëtarë që detyrohet të kthehet në një parti me objektiva lokalë ose e shumta rajonalë.
Megjithatë, vështirësia për partitë tradicionale, si legalistët, demokristianët, agrarët etj., nuk është e njëjtë me partitë e reja, të cilat mund të vendosin që në fillim një platformë të tillë që siguron përfaqësim në Parlament. Këto të fundit mund të përqasen me objektiva rajonalë apo me një target votuesish të përqendruar që në fillim për t’ia lënë kohës më pas shtrirjen e tyre kombëtare ose pretendimet për të zënë vende të rëndësishme në politikën bipolare shqiptare.
Ndërtimi i koalicioneve me parti të mëdha do të ishte një mundësi edhe më e sigurt, por gjithmonë duke sakrifikuar nga integriteti dhe programi i tyre. Në rastin e ndërtimit të koalicioneve nga dy partitë e mëdha, pesha e partive të vogla rritet, natyrisht jo në Parlament, por në strukturat e qeverisjes. Pesha në qeverisje në raste të tilla nuk shumëzohet me numrin e votave në zona zgjedhore, por me numrin e votave kombëtare dhe përkundrejt njëqindpërqindëshit të pushtetit, siç ka bërë PR apo LSI në koalicion me PD.
Partitë e vogla ndërkohë që po rrisin rezistencën për ndryshime në Kodin Elektoral, nuk duhet të hedhin pas shpine përshtatjen me ligjin zgjedhor të 2008-s. Nuk është vonë edhe pse ka mbetur vetëm një vit nga zgjedhjet, për të përpunuar strategji që fillimisht i përkasin mbijetesës përmes së cilës ato do të evidentojnë edhe nevojën që ka për to politika shqiptare.
Gazeta Panorama

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi