Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Partitë “e vogla” në zgjedhjen e presidentit  Empty Partitë “e vogla” në zgjedhjen e presidentit

Fri 11 May 2012 - 10:09
Partitë “e vogla” në zgjedhjen e presidentit  Top-story1005


Në të njëjtën ditë në të cilën mosaprovimi i kryeministrit Berisha për kandidaturën e Nanos ka krijuar një frymë të re politike dhe një debat të ri në politikën shqiptare, “Top Story”, emisioni i përjavshëm politik i Sokol Ballës përballi në studio një panel të zgjedhur politikanësh, për të argumentuar mbi zhvillimet më të fundit.

Jo rastësisht, të katërt emrat në “Top Story”, ishin përzgjedhur jashtë dy partive më të mëdha në vend, Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, pasi në këtë proces që mund të vendoset nga diferenca minimale, mund të jenë pikërisht aktorët e ashtuquajtur të vegjël, ata që mund të vendosin se cili do të shndërrohet në kreun e ardhshëm të shtetit.

Kodi i ri zgjedhor, mënyra e procesit të përzgjedhjes, faktorët politikë, harta e mandateve në Parlament dhe koalicionet e ndryshme mund të shndërrohen të gjitha pjesë e ekuacionit politik, për të cilin debatuan mes tyre Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, Luan Rama, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale dhe Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Social-Demokrate.

President konsensual apo “kushtetues”

Duke u përqendruar tek dy çështjet më të rëndësishme të aktualitetit, zgjedhja e presidentit dhe reforma zgjedhore, Ministri Mediu shprehu qëndrimin e tij se: “Pozicioni i shprehur nga ambasadori Arvizu shpreh vullnetin e të gjithë shqiptarëve, që duan një president që të shprehë në masë sa më të madhe vullnetin dhe mbështetjen e të gjithëve. Megjithatë, PR mendon se mbi emrat është i rëndësishëm vetë ligji dhe kushtetuta, prandaj kushdo që të zgjidhet duhet të zgjidhet në një proces transparent dhe pas një përballje me popullin. Çështja e reformës zgjedhore është një çështje shqetësimi i disa partive politike. Kjo nuk ka të bëjë me partitë e mëdha dhe të ashtuquajtura të vogla, por me barazinë e votës së çdo shqiptari, që me sistemin aktual nuk është e shprehur”. Sipas Mediut, edhe ndryshimi i kodit, që tashmë i emëron deputetët dhe nuk i përball ata në zgjedhje popullore, ka sjellë formimin e një Kuvendi me karaktere shumë më pak specifike, duke forcuar rolin e liderit, çka ka sjellë në një debat më të paktë midis blloqeve politike.

Zoti Milo, nga ana e tij, duke u përqendruar gjerësisht tek çështja e reformës zgjedhore, shtoi se mbi të gjitha, “kjo është një çështje e madhe parimore që duhet zgjidhur, prandaj jemi adresuar dhe duhet kuptuar nga shqiptarët sepse shpesh herë ka një keqkuptim, sikur gjithcka bëhet për interes të invididëve politikë. Barazia e votës së njerëzve është problem kryesor, pasi kështu jo të gjitha votat janë të barabarta, ato shtrembërohen në procesin e votimit. Kjo cënon edhe thelbin e vetë kushtetutës, që thotë se vota e të gjithëve duhet të jetë e barabartë”.

Rrjedhojat negative të ndryshimeve kushtetuese

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, në marrjen e fjalës së tij, riktheu vëmendjen tek ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, që kanë krijuar këtë ngërç politik. “Ka një paradoks që po ndodh, pasi diskutimi për presidentin ka nisur shumë më herët, çka në thelb shpreh një lloj padurimi dhe mungese respekti për procesin e përzgjedhjes. Gjithë problemi është ndryshimi i kushtetutës, pasi dy partitë e mëdha, në ndryshimet kushtetuese, në kalkulimet e tyre vendosën që pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, të zgjedhin presidentin edhe me 71 vota për të shmangur kriza politike që do të cënonin secilën mazhorancë që do të ishte formuar. Sado të ngremë në nivel domosdoshmërie për një konsensus sa më të mundshëm, zgjidhja kushtetuese ekziston dhe kjo është meritë e asaj që bëri pikë së pari kryetari i PS-së, që mendonte se do fitonte zgjedhjet e 2009-s dhe do të kishte edhe presidentin”.

“Nuk do të ishte keq të kishte një frymë debati, por ne nuk jemi në tryezën e bisedimeve me 26 parti për t’u fokusuar tek reforma zgjedhore për një qëllim vetjak, por për një interes më të gjerë, pasi ne jemi i vetmi vend në Europë që nuk bën dot ende zgjedhje të vlerësuara si të lira dhe të ndershme”, deklaroi Rama.

Gjinushi: “Nonsensi” i kushtetutës aktuale dhe i LSI-së në koalicion

Sipas liderit të Partisë Social-Demokrate, fajësimi i vazhdueshëm i ndryshimeve kushtetuese nuk është i logjikshëm. “Ndryshimi kushtetues ka një nonsens të madh, pasi në katër vjet kemi patur të gjithë kohën për ta rikthyer ku ishim, por këtë nuk e bëmë. Më e keqja është se disa duan ta ligjërojnë këtë fakt, edhe pse presidenti emëron të gjithë drejtuesit e mëdhenj institucional, duke qenë një garant i vërtetë i kushtetueshmërisë së vendit dhe që në momentin që disa duan ta interpretojnë sikur shumica e zgjedh vetë, pranon se kushtetuta tani lejon që qeveria të emërojë gjykatat dhe institucione të tjera, pra ka marrë fund cdo check-balance e një kushtetute normale, aq më shumë kur vota nuk është më e fshehtë, pikërisht nga frika e ndonjë rrjedhje si në rastin e votimit të Vishës. Roli i LSI-së në zgjedhje? Një parti që ka si objektiv qëndror integrimin e vendit në BE dhe që është pjesë e qeverisë më të dështuar në këtë drejtim, është një nonsens tjetër i madh shqiptar. Në gjykimin tim, LSI duhet të kishte braktisur prej kohësh koalicionin”.

Akuzat për procesin e përzgjedhjes së presidentit

Sipas kreut të PR-së, duke u ndalur tek mënyra se si do të realizohet procesi i përzgjedhjes, e rëndësishme është që të ekzistojë një debat midis të dyja palëve, diçka të cilën ai nuk ka arritur ta konstatojë. “Problemi i madh i sotëm nuk është se sa mazhoranca diskuton brenda saj për kandidaturën dhe do të ishte e papranueshme që maxhoranca mos të ketë një kandidat, qoftë edhe i PD-së, partia më e madhe e shumicës, që përsa kohë qeveris vendin, ka edhe kapacitete për figura që të jenë kreu i shtetit. Zoti (Edi) Rama, pozicionin që shpreh për një vullnet për të biseduar me palët, duhet ta niste brenda vetes, që të unifikonte qëndrimin me kolegët, që duket se i konsideron vetëm për numra në parlament dhe jo për mendime të caktuara politike. Ne kemi patur takime rutinë brenda “shtëpisë” sonë të mazhorancës, duke treguar përgjegjshmëri për këtë hap të rëndësishëm”.

Nga ana e tij, Skënder Gjinushi ndau një qëndrim krejtësisht të kundërt me atë të Mediut. “Problemi nuk është tek opozita, por tek shumica. Kryeministri Berisha del me një prononcim dhe qëndrim në kundërshtim me çdo rekomandim ndërkombëtar në zgjedhjen e presidentit dhe nuk është se ajo do të zgjidhë ndonjë krizë, por do të frenojë rënien e degradimin e mëtejshëm të pushtetit. Berisha është në kundërsens me gjithçka, sepse gjithcka nis nga pranimi politik i zgjedhjes konsensuale dhe të tjerat janë përralla, lojra politike. Unë mendoj se Berisha nuk ka as më të voglin vullnet për të arritur një bashkëpunim me opozitën, nuk ka patur as atëherë kur nuk i kishte votat, ndërsa tani që ka 71 në xhep nuk ka asnjë problem. Gjithsesi, ka dy elemente për ta detyruar, nëse do të pranojë të ulet. E para, faktori ndërkombëtar dhe e dyta aleatët e PS-së brenda vetë mazhorancës”.

Vota e LSI-së dhe takimet e liderave politikë

Sekretari i Përgjithshëm i LSi-së, Luan Rama, iu përgjigj deklaratës së Gjinushit me tone diplomatike, duke kujtuar rreth presidentit se “Lëvizja e tij nuk do të japë asnjëherë votën kundër një procesi që do të kthejë Shqipërinë pas në rrugën integruese”, në të njëjtën kohë që shtoi se “nuk ka asnjë arsye përse LSI të mos dalë me një kandidat të sajin, nëse kjo do të jetë e arsyeshme dhe në përputhje me momentin e caktuar politik kur diçka e tillë mund të ndodhë”.

Rreth tre takimeve brenda një jave të Edi Ramës me liderin e LSi-së, Ilir Metën, Luan Rama shprehu se nuk sheh asgjë të jashtëzakonshme. “Marrëdhëniet e kryetarit të LSI-së me kryetarin e maxhorancës janë të përditshme, institucionale dhe të njohura nga të gjithë. Prandaj takimi Meta-Rama përbën lajm. Megjithatë, dua të kujtoj që Zoti Meta nuk ka patur asnjëherë komplekse ndaj takimeve më të gjithë sferat e politikës shqiptare”.

Vlerësimi i Ramës gjeti një kundërshtim të ashpër nga Gjinushi, i cili vlerësoi se “politika shqiptare e ka humbur tërësisht moralin e saj që prej vitit 2007 dhe që takime si Berisha-Nano dhe të tjerë nuk mund të konceptohet, në këtë këndvështrim. Kryeministri takohet me kandidatin për president, të cilin ai e burgosi, pa kërkuar askush falje për gabimet e tyre dhe kjo duket e papranueshme”.

Pakti mbi reformën zgjedhore

Në pjesën e tretë të “Top Story”, biseda në studio u përqendrua tek pakti për reformën zgjedhore, për të cilin kanë hedhur firmën 26 parti politike. i pari që komentoi, ishte Paskal Milo,I cili u duk edhe politikani më entuziast për nënshkrimit të dokumentit më parë gjatë prillit. “Unë di që njerëzit seriozë kur firmosin respektojnë në radhë të parë veten e tyre për të vënë në jetë atë që firmosin dhe nuk dua të besoj që ka një moral tjetër për atë firmë atje, prandaj dua të rezervohem sot për një koment, pasi jam ende optimist në ditët që do të vijnë për një reflektim nga partitë e mëdha dhe kam besim, ndonëse se dikush e quajti atë koleksion autografesh”.

Sipas Gjinushit, “hileja” aktuale është tek sistemi dhe jo tek kushtetuta. “Riformulimi e la të hapur mënyrën se si do të zbatohet reforma, pasi kushtetuta shpreh vetëm sistemin kombëtar proporcional, por jo mënyrën se si do të zbatohet ajo. Duan të na bëjnë të besojmë se ndryshimi kushtetues nuk është i nevojshëm dhe na thonë që çdo sistem deformohet, pasi këtu zbatohen hilet e tij. Pragu? Ky sistem nuk ka prag, sistemi nuk u bë për të shtypur vetëm LSI, por sa më shumë parti nën 3-4% mbështetje. Sistemi aktual nxorri jashtë Parlamentit 150 mijë vota, që u kthyen në mandate për partitë e mëdha dhe kjo nuk duhet të ndodhë më”.

I pyetur nëse LSI do të udhëheqë një rol detyrues midis dy partive politike, Rama u përgjigj: “LSI edhe PR janë në këtë tryezë jo vetëm për të qenë ambasador i interesit të partive që e kanë nënshkruar, por ne jemi ambasadorë dhe avokatë të interesit të vendit që është i lidhur me këto përmirësime dhe ndaj vazhdojmë të këmbëngulim deri në fund, që ajo që është nënshkruar atje të bëhet realitet. Unë jam skeptik në qëndrimin e PS në raport me nënshkrimin e dokumentit, por ne po përpiqemi të imponohemi me logjikën e interesit të reformës, pasi është vendi që e do këtë gjë dhe këtë e kemi bërë të qartë edhe në negociatat me PD-në”.

Me tone të ashpra ndaj “neglizhencës” së dy partive të mëdha foli edhe lideri i Partisë Republike, Fatmir Mediu. “Ka disa variante që bëjnë që pakti të mos ketë nevojë as për ndryshime kushtetuese. Megjithatë, dua të them që nëse Partia Demokratike dhe maxhoranca do të vazhdojnë t’i mbeten besnik këtij sistemi, duhet të përballen me firo të rëndësishme, pasi partitë e vogla, me këtë sistem, nuk kanë asnjë arsye përse të bashkëpunojnë”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi