Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Wollfarth: Partitë nuk respektojnë siç duhet kuotat gjinore Empty Wollfarth: Partitë nuk respektojnë siç duhet kuotat gjinore

Thu 15 Sep 2011 - 16:04
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth mori pjesë sot në takimin e Shkollës Verore që u organizua në kuadrin e projektit “Rritja e Rolit të Grave në Qeverisje” financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës, të cilët i falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Ceremonia e sotme shënon një tjetër hap të suksesshëm të përpjekjeve të Prezencës për të promovuar barazinë gjinore, ndaj ju uroj të gjithëve për suksesin dhe ju falënderoj për pjesëmarrjen aktive. Qëllimi kryesor i shkollës verore ishte fuqizimi i kapaciteteve të pjesëmarrësve, duke i pajisur me mjetet e nevojshme për integrimin gjinor në politikat vendore. Rritja e barazisë gjinore luan një rol thelbësor në arritjen e sigurisë, prosperitetit dhe të standardeve plotësisht demokratike në Shqipëri, dhe për rrjedhojë edhe në atë të sigurisë dhe stabilitetit në zonën e OSBE-së.
“Zgjedhjet e fundit vendore treguan se vazhdon të ketë pengesa ndaj rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë, sepse vetëm 12.5% e këshilltarëve të zgjedhur janë gra. Megjithatë, ka vend për optimizëm, veçanërisht në lidhje me ndikimin e Projektit. Së pari, 60 nga 785 gratë që kandiduan në zgjedhje patën mbështetjen e projektit tonë. Së dyti, duket se përqindja e këshilltarëve të zgjedhur në ato zona rurale ku ka qenë i përqendruar Projekti është rritur mbi mesataren. Kuota prej 30 për qind e kandidateve femra për anëtarë të këshillave bashkiakë mund të na shtyjë të mendojmë se fushata për respektimin e kriterit “1 në 3 emra” të parashikuar në Kodin Zgjedhor, pati sukses. Kjo natyrisht bën të lindë pyetja se përse u zgjodhën vetëm 12.4 % e grave kandidate. Një arsye është se rregulli “1 në 3 emra” i parashikuar në Kodin Zgjedhor duket se nuk është respektuar gjithmonë”, u shpreh ambasadori. Sipas tij, një tjetër arsye është fakti që partitë nuk siguruan forume të tilla si për shembull, zgjedhje të brendshme paraprake, ku gratë mund të bënin fushatë të brendshme për veten.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi