Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Wollfarth: Niveli i përfaqësimit të grave, i ulët Empty Wollfarth: Niveli i përfaqësimit të grave, i ulët

Tue 8 Nov 2011 - 15:39
Wollfarth: Niveli i përfaqësimit të grave, i ulët Eugen-Wollfarth_11Përfaqësimi i grave në jetën publike e politike mbetet ende në shifra të ulëta.Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth në fjalën e tij mbajtur gjatë konferencës, "Për Rolin e Gruas në Politikë" tha se partitë politike nuk e mbajtën premtimin për të respektuar Kodin Zgjedhor, sipas të cilit, në kuvendin e Shqipërisë 30 përqind e deputetëve, duhet të jenë femra.

"Niveli i përfaqësimit të grave deri tani nuk është ende i mjaftueshëm, 17 % në parlament dhe 12.5% në këshillat lokale.Kjo shtron pyetjen pse nuk u zgjodhën më shumë gra? Sepse objektivi sipas ligjit është 30% dhe më shumë se kaq.Duket se pengesat kryesore që nuk lejojnë rritjen e numrit të grave janë: Fakti se partite nuk e respektojnë kufirin që përcakton ligji për barazine gjinore, vetë ligji zgjedhor nuk përcakton masa shtrënguese për ta respektuar kuotën e përfaqësimit të grave, si dhe vetë mënyra e funksionimit demokratik të partive politike", tha Wollfarth.

Edhe ministri i Punës Spiro Ksera pohoi se ndonëse që prej vitit 2008 në Shqipëri është miratuar ligji për barazinë gjinore, në zgjedhjet lokale të këtij viti, kuotat gjinore sipas këtij ligji nuk u respektuan nga asnjë parti politike.

Për të forcuar rolin e gruas në politikë, OSBE rekomandon që të permiresohen mekanizmat demokratike ne perzgjedhjen e kandidateve, ndryshimin e zakonit të lidershipit mashkullor ne parti duke ndertuar kapacitete te mjaftueshme per te rritur numrin e grave. Prezenca e OSBE-së e vlereson si prioritet asistencen e metejshme per te rritur numrin e grave në jetën publike e politike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi