- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Wollfarth: Qytetarë aktivë për të ardhmen, edukimi thelbësor
Fri 4 Nov 2011 - 11:15
Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth, tha se ndërtimi i së ardhmes ka nevojë për qytetarë aktivë dhe arsimimi luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Wollfarth ka shprehur domosdoshmëri për reformën e kurrikulës së edukatës qytetare, me qëllimin që të jetë sa efektive për të rinjtë, por dhe po aq argëtuese. Wollfarth bëri deklaratat në një takim me nxënësit e klasave të nënta dhe të dhjeta të ardhur nga Vlora, Kukësi dhe Tirana, të cilët do të takojnë më pas dhe vizitojnë institucionet më të larta të vendit.
“Sot instiucionet më të larta të shtetit do të kumbojnë nga zërat e rinj të nxënësve të shkollave.Shqipëria ka demokraci të re dhe ka popullsi të re dhe që të dyja do të kontribuojnë në zhvillimin e të ardhmes. Edukimi është thelbësor në ndërtimin e një qytetarie aktive”, tha ai. Ambasadori ka garantuar mbështetjen e OSBE për përditësimin e kurrikulës qytetare.
Nga ana tjetër, ministri Myqerem Tafaj ka theksuar se reforma në kurrikula ka nevojë për ekspertizë të huaj, për ato lëndë për të cilat eksperienca shqiptare është e kufizuar.
Projekti i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe OSBE për ndërtimin e qytetarisë aktive mundëson vizitën e nxënësve më të mirë nga vendi në këto institucione si Presidencë, Kryeministri, Parlament dhe Gjykatën Kushtetuese. Janë rreth 50 nxënës të klasave të 9 dhe 10 nga Vlora, Kukësi dhe Tirana do të priten edhe nga presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Veprimtaria zhvillohet në kuadrin e projektit të Prezencës “Ndertimi i një qytetarie aktive në Shqipëri”, i cili synon të promovojë qytetarinë aktive nëpërmjet sistemit arsimor.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi