- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Klinton: Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë, hap thelbësor
Tue 11 Sep 2012 - 21:30
SHBA, 11 shtator 2012, NOA- Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton ka përshëndetur përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, duke e vlerësuar si një ngjarje historike.
Nëpërmjet një video-linku, të transmetuar gjatë një konference të zhvilluar një ditë pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, ish-presidenti amerikan tha se ka shumë shpresa se “ditë të ndritshme për Kosovën janë përpara”.
“Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë është hap thelbësor dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar rolin tuaj në rajon, në Evropë dhe në botë. Ndërkohë që përballeni me sfidat dhe mundësitë nga jashtë, përfshirë Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Serbinë, kurse nga brenda me sfidat e ndërtimit të një vendi me më shumë mundësi dhe përfitime të përbashkëta për të gjithë, shpresoj ta dini se keni shumë miq, të cilët urojnë të keni sukses”, nënvizoi ish-presidenti amerikan.
Duke shprehur mirënjohjen që, siç tha, pati mundësinë që si president i Shteteve të Bashkuara të luajë një rol të vogël në përfundimin e konfliktit dhe në bërjen e asaj çfarë Kosova është bërë sot, adresimin e tij presidenti Klinton e përfundoi duke thënë: “Do të jem gjithmonë në anën tuaj”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi