Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Obama: Përfundimi i mbikëqyrjes së Pavarësisë, arritje historike Empty Obama: Përfundimi i mbikëqyrjes së Pavarësisë, arritje historike

Tue 11 Sep 2012 - 21:27
Uashington, 10 shtator 2012, NOA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka vlerësuar si arritje historike, heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, duke mbështetur dhe mirëpritur fuqishëm vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar.

Presidenti Obama ka deklaruar se pas pothuajse katër vitesh e gjysmë, përmbushja e propozimeve të Planit Gjithëpërfshirës është arritje madhore për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Me optimizmin, energjinë dhe vendosmërinë karakteristike të popullit të saj, Kosova ka arritur përparim thelbësor në fuqizimin e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve të një shteti modern, shumëkombësh, përfshirës dhe demokratik”, shprehet Obama, për të shtuar në këtë drejtim se ka ende punë për t’u bërë, ndërkohë që liderët e Kosovës tani marrin përsipër përgjegjësinë për të siguruar se parimet e deklaratës së pavarësisë dhe kushtetutës zbatohen për çdo qytetar.

Gjithashtu presidenti i SHBA nënvizon se tanimë Kosova duhet të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive me fqinjët e saj dhe të punojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura, veçanërisht ato në raport me Serbinë.

“Një gjë e tillë nënkupton fuqizimin e pavarësisë së Kosovës, sovranitetit dhe tërësisë së saj territoriale dhe do të shërbejë për të promovuar stabilitetin, mbi të cilin varen prospektet euro-atlantike në rajon”, thekson Obama.

Ai vlerëson se me këtë arritje historike, Kosova ndërmerr edhe një hap të rëndësishëm drejt vendit që i takon, në një Evropë të lirë, të tërësishme dhe paqësore.

noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi