Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Arritje historike e mjekësisë në Shqipëri Empty Arritje historike e mjekësisë në Shqipëri

Mon 11 Feb 2013 - 13:25
Arritje historike e mjekësisë në Shqipëri 120
Spitali Amerikan, i pari dhe më i madhi institucion shëndetësor në vend realizon transplantin e mëlçisë.

Mjekët e këtij spitali realizuan me sukses, për herë të parë në Shqipëri transplantin e mëlçisë në një fëmijë tre vjeç. Pacienti dhe nëna e tij, dhuruese e një pjese të organit të mëlçisë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ekipi i specializuar i mjekëve kirurgë në Spitalin Amerikan, realizuan për herë të parë në Shqipëri transplantin e mëlçisë.
Kjo ka qenë një sfidë dhe më e vështirë pasi ky transplant u krye tek një fëmijë 3 vjeçar.

Arritja e madhe në fushën e mjekësisë, i solli fatin e shumë dëshiruar djalit tre vjeçar Mikele Janji, i lindur me atrezi biliare dhe si rrjedhojë me mëlçi tërësisht të dëmtuar, të jetojë në vazhdim si gjithë moshatarët e tij.
Ekipi i përbërë nga profesorë dhe mjekë të Spitalit Amerikan kanë kryer ndërhyrjen kirurgjikale të transplantit të mëlçisë.

Kjo ndërhyrje, e para e këtij lloji jo vetëm në mjekësinë shqiptare, e cila zgjati përreth 10 orë, doli me sukses dhe tashmë pritet vetëm reagimi i fëmijës ndaj transplantit.

Sipas mjekëve të Spitalit Amerikan, Mikele dhe nëna e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë përballuar së bashku, me sukses këtë ndërhyrje, citon albeu.


Por ende ka shumë për të bërë pasi ndjekja dhe terapia post operative është po aq e rëndësishme sa operacioni. Mikele do të trajtohet në reanimacion në një kujdes intensiv të mjekëve dhe infermierëve të spitalit.

Shpenzimet e kësaj ndërhyrje janë donuar nga biznesmeni Kadri Morina.
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 84
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Arritje historike e mjekësisë në Shqipëri Empty Re: Arritje historike e mjekësisë në Shqipëri

Mon 11 Feb 2013 - 13:27
me ne fund dhe ne shqiptaret ja arritem dites te bejme operacione te veshtira
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Arritje historike e mjekësisë në Shqipëri Empty Re: Arritje historike e mjekësisë në Shqipëri

Mon 11 Feb 2013 - 13:30
Arritje historike e mjekësisë në Shqipëri 176007736
Sponsored content

Arritje historike e mjekësisë në Shqipëri Empty Re: Arritje historike e mjekësisë në Shqipëri

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi