Studentët e mjekësisë mësojnë me tekste të viteve ’60
Sat 28 Apr 2012 - 18:34
Emanuela SakoMjerë kush u bie në dorë studentëve të rinj të Fakultetit të Mjekësisë. Ky është realiteti, me të cilin po përballet mjekësia shqiptare gjatë viteve të fundit. Fakulteti i Mjekësisë është lënë pas dore në të gjitha këndvështrimet, ndërsa janë ata që do të kurojnë pacientët e sëmurë në spitale. Janë vetë studentët e këtij fakulteti që vënë në dukje situatën, e cila pavarësisht kërkesave dhe protestave që janë bërë mbetet e njëjtë. Ata nuk kanë tekste, nuk kryejnë në rregull praktikat, nuk kryejnë tema diplome për kërkime të thelluara në fushën e mjekësisë, nuk kanë fakultet të akredituar, e mjaft probleme të tjera.
Taulant Muka, kryetar i Lëvizjes Studentore dhe njëkohësisht, student i Fakultetit të Mjekësisë, në vitin e gjatë, shprehet se studentët nuk kanë tekstet e duhura për të zhvilluar lëndët mësimore. Këtu nuk është vetëm problemi i një libri të organizuar, por kurrikulat nuk janë të përshtatura me zhvillimet e fundit që ka marrë mjekësia në ditët e sotme. Studentët, po punojnë me tekste të viteve 1960 e më tutje. Kjo, medoemos do të depërtojë menjëherë në njohuritë e studentëve, të cilët kur të dalin në punë nuk dinë se nga t’ia nisin. Taulanti shpjegon se problemi qëndron edhe në moskryerjen e praktikave.
Sipas tij, pedagogët e tyre nuk i fusin në sallat e operacioneve apo në dhomat e mjekimit të pacientëve, pasi pjesëmarrjen e studentëve në këto takime me pacientët, e quajnë si pengesë. “Fakulteti jonë punon me libra të vjetër, madje mund të them me libra prehistorikë. Nuk është bërë asnjë punë nga stafi pedagogjik për të bërë hartimin e teksteve të reja, duke pasur parasysh përparimin që ka bërë mjekësia në të gjithë botën. Ne punojmë me metoda të vjetra, të cilat do të shfaqen edhe në punën tonë nesër. Madje, ka filluar të shfaqet, pasi shumica e studentëve të mjekësisë që kanë filluar punë, nuk kanë parë më parë sallat e operacionit, apo nuk kanë prekur bisturi me dorë. Mjekët e rinj janë shumë të dobët nga ana praktike”, – shprehet Taulant Muka.
Ai shpjegon se praktikat nuk kryhen fare dhe duke treguar eksperiencën e tij në këtë fakultet, sqaron se në 3 vitet e para, studentët duhet të marrin njohuritë bazë apo të përgjithshme. Ndërsa në 3 vitet e tjera, ata duhet t’u nënshtrohen praktikave. Por, kjo gjë nuk ndodh. Studentët i kryejnë orët e praktikave në korridoret e spitalit, pasi pedagogët nuk i zbatojnë rregullat e një ore mësimore praktike. “Ne kemi 3 vjet që nuk bëjmë orët praktike, por vërdallisemi korridoreve të spitaleve se ndoshta mund të shohim vetë ndonjë gjë për të mësuar”,- shprehet Taulanti. Studentët sqarojnë se pedagogët nuk kanë aftësi pedagogjike, pavarësisht se mund të jenë mjekë të mirë në profesion. Sipas tyre, pedagogët nuk dinë të shpjegojnë lëndët mësimore në mënyrë të organizuar dhe bashkëkohore.
Genti Hasanaj, student i vitit të tretë, në degën e Mjekësisë, shprehet se ky është një problem që rëndon mbi të gjithë studentët. “Pedagogët nuk kanë aftësi për të dhënë mësim. Ata mund të jenë shumë profesionistë në punën e tyre, apo mund të kenë një emër të mirë në fushën e mjekësisë, por nuk kanë aftësi pedagogjike. Ky është një problem që ne e kemi ngritur vazhdimisht pranë dekanatit dhe na është premtuar se do të zgjidhet. Nuk e dimë ende se si do të vijojë situata më pas, por ne kërkojmë ndërhyrje konkrete, sepse Fakulteti i Mjekësisë është kthyer në një kasaphanë”, – shprehet Gentian Hasanaj. Ai sqaron se dhe vetë studentët e pranojnë vetë që nuk janë të aftë për të përballuar punën me pacientët, pasi dalin nga auditorët. Por problemet nuk qëndrojnë tek mungesa e studentëve të mirë, por tek problemet që janë në të gjithë sistemin mjekësor.
Tekstet akademike, kërkohet që çdo 5 vjet të bëhet rishikimi i literaturës
Mungesa e teksteve dhe i përmbajtjes bashkëkohore është kthyer në një çështje emergjente për këtë fakultet. Aktualisht, situata është tepër e vështirë, ndërsa dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, e pranon gjendjen dhe shprehet se është kërkuar që të bëhen disa ndryshime. Dekani Hysa shprehet se Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës i është kërkuar që të bëjë disa ndërhyrje emergjente, siç është rishikimi i çdo teksti në çdo pesë vjet. Vetëm në këtë mënyrë, mund të ketë rifreskim të njohurive për studentët e mjekësisë. Ai shpjegon se tashmë është kërkuar që të përcaktohet një fond i posaçëm për Fakultetin e Mjekësisë, në mënyrë që të bëhen përkthime dhe përshtatje nga tekstet që përdorin universitetet e huaja më të njohura.
Por, kjo hap një punë shumë të madhe me të drejtat e autorit dhe prandaj duhet kohë. Ndërkohë që, aktualisht studentët po punojnë me tekste të përkthyera nga vetë ata, apo me leksione të përkthyera nga pedagogët e tyre. Këto përkthime, nuk mund të jenë profesionale, pasi nuk janë të certifikuara nga MASH apo nga ndonjë grup pedagogësh për t’i bërë vlerësimin e duhur. “Fakulteti i Mjekësisë ka mjaft probleme, që rëndojnë tek brezi i ri i mjekëve, për të cilat ne do të mundohemi të bëjmë ndërhyrjet e duhura. Aktualisht po punojmë për të bërë përkthimet e teksteve nga universitetet më të njohura të europës. Por, duhet kohë, pasi duhen respektuar të drejtat e autorit sipas ligjit të vendit nga duhet të marrim literaturën. Gjithashtu, po kërkojmë akreditimin e universitetit, në mënyrë që diploma e studentëve tanë të njihet dhe jashtë vendit”, – shprehet dekani Hysa.
Ekspertët e huaj: Diploma nuk do ju njihet jashtë vendit
Me gjithë kërkesat e vazhdueshme të studentëve për njohjen e diplomës nga universitetet e huaja, ata ende do të vazhdojnë të presin për një kohë të gjatë. Zëvendësdekani i Fakultetit të Mjekësisë, Gëzim Boçari, shprehet se para pak ditësh është bërë një raport për gjendjen në Fakultetin e Mjekësisë, nga një grup ekspertësh europianë. Boçari shprehet se në raport thuhet se situata në fakultet është shumë e keqe, duke renditur mungesën e mësimdhënies, të praktikës, të teksteve, të kualifikimit etj. Për fakultetin, kjo do të thotë që nuk ka akreditim deri në përmbushjen e kushteve. Në këtë mënyrë, studentët që duan të kryejnë master apo të mbrojnë tituj shkencor jashtë vendit, do t’u duhet të paktën 3 vjet për të marrë kreditet e duhura, për të vijuar procesin e njëhsimit të lëndëve. Kështu, studentët tanë duhet të rijapin edhe njëherë provime apo lëndë të ndryshme, që më pas të mbrojnë titujt.
Lëndët që mungojnë
Dega e stomatologjisë
Sëmundjet mukoze
Sëmundjet kirurgjikale
Sëmundjet e brendshme
ORL
Protetika fikse
Pedodontia
Terapia stomatologjike
Ortodoncia
Dega e Farmacisë
Viti i parë
Biologjia
Atlaset e anatomisë
Viti i dytë
Kimia organike
Fiziologjia
Viti i tretë
Kimi e Teknologji Farmaceutike
Sëmundjet e brendshme
Viti i katërt dhe i pestë
Nuk ka libra në lëndët bazë të formimit të farmacistit
Dega e Mjekësisë
Viti i parë
Atlaset e anatomisë
Viti i dytë
Fiziologjia
Viti i tretë
Fispatologjia
Imunologjia
Viti i katërt
Anestezi
Biokimi klinike
Pneumologjia
Gjenetika
Urologjia
Transfuziologjia
Viti i Pestë
Mjekësia e urgjencës
Onkologjia
Kirurgji infantile
Toksikologjia
Hematologjia
Kardiokirurgji
Viti i gjashtë
Mjekësi interne

- si mendoni ju per ndarjen pas 10 viteve martese mund te fillojn problemet pas 10 viteve apo kan vazh
- Cili është më i mirë: humori i këtyre viteve apo ai para viteve '90?`
- Arritje historike e mjekësisë në Shqipëri
- 55 keshillat me te fundit te mjekesise moderne per shendetin
- Akupresura - një metodë e lashtë shërimi e mjekësisë kineze
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi