SHBA, rritet niveli i punësimit
Sat 8 Dec 2012 - 2:04
Të dhënat më të fundit tregojnë se rritja e nivelit të punësimit në SHBA u përshpejtua në nëntor. Efektet negative të uraganit “Sandy” ishin më të pakta seç priteshin. Muajin e kaluar u punësuan 146000 persona. Edhe pse kjo është një shenjë e mirë, ekspertët shprehen se duhet të punësohen 200000 deri në 250000 persona çdo muaj për të pasur rezultatin e kërkuar për rritjen ekonomike. Në të njëjtën kohë, niveli i papunësisë ra deri në 7.7% të forcës punëtore. Ky është niveli më i ulët i papunësisë në këto katër vitet e fundit. Sipas ekonomistit, Alan Krueger, rënia e nivelit të papunësisë ishte dëshmi e shërimit të ekonomisë amerikane nga recesioni. Megjithatë Krueger u shpreh se kishte ende punë për të bërë.
/Euronews/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./
/Euronews/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi