Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Mitet e punesimit ne Shqiperi Empty Mitet e punesimit ne Shqiperi

Tue 31 Jul 2012 - 22:51
Mitet e punesimit ne Shqiperi 1342529764-papunesia_ne_vend
Dhjetë vjet rritje ekonomike pa rritje të vendeve të punës. Rezultati: Në vitin 2004 çdo 100 shqiptarë, punonin 50 prej tyre; Në vitin 2010 çdo 100 shqiptarë punuan vetëm 42 prej tyre.

Kryeministri Berisha ishte i qartë si rrallë herë. Në takimin e bordit të AIDAs (Agjencisë Shqipëtare për Investime dhe Zhvillim) bëri deklaratë që u kthye në një refren dhe në ditet në vijim. “Nuk ka asgjë më të rëndësishme se punësimi i qytetarëve. Në fund të fundit, çdo gjë matet me rezultatin dhe suksesi i vërtetë i të gjitha këtyre përpjekjeve është punësimi i qytetarëve shqiptarë.” – tha Berisha.

Po cilat janë shifrat e punësimit në Shqipëri. Gjatë 10 viteve të fundit Shqipëria është karakterizuar nga “rritja pa punësim”. Siç dhe duket në grafikun e mëposhtëm, ritmi i rritjes ekonomike të vendit është krejt i papërputhur me ritmin e rritjes së punësimit në vend.

Kjo do të thotë që teksa ekonomia Shqipëtare është rritur, kjo rritje nuk është përkthyer në vende pune për qytetarët Shqipëtarë. Për rrjedhojë mund të deduktohet lehtësisht që rritja ekonomike nuk është rishpërndarë në mirëqënie për një masë më të madhe të qytetarëve.

Sa kanë qenë realisht të punësuarit në vend në këto 10 vitet e fundit? Sipas të dhënavë zyratare, numri i të punësuarëve në vend ka ndryshime minimale. Psh. Në vitin 2005 kishim zyrtarisht 932.102 të punësuar, ndërsa në vitin 2011, kishim në punë 928,052 Shqipëtarë. ( Viti 2011 është viti i fundit për të cilat kemi të dhëna të plota vjetore.) Pra megjithëse nga viti 2005 e deri të paktën në vitin 2011 kemi pasur një rritje të përvitshme ekonomike, kjo jo vetëm që nuk është përkthyer ne më shumë vende pune, por madje numri i të punësuarëve është zvogëluar më 4,000 vetë.

Çuditë e të dhënavë të punësimit

Por edhe keto të dhëna kanë problematikën e tyre. Në të gjithë botën, të dhënat e punësimit, merren nga kombinimi i të dhënave administrative, ( zyrat e taksave, zyrat e sigurimieve shoqërore, etj) dhe i vrojtimeve ne terren, si psh. Anketa e Forcave të Punës. (Labor Force Survey- LFS). Anketa e Forcave të Punës, e fundit për Shqipërinë daton në vitin 2009, kur ndikimi i krizës financiare Europiane nuk ishte ndjerë ende ne ekonomië tonë. Që prej asaj kohe të dhënat, janë administrative, ose me vlerësime të pjesshme, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi cilësinë e tyre.

Rënia e shkallës së punësimit

Shkalla e punësimit është pjesa e popullsisë që është e zënë me punë, si përqindje e popullësisë në moshë pune. E thënë më thjeshtë është numri i qytetarëve që punojnë në çdo 100 qytetarë prej moshës 15 deri në 64 vjeç. Në vitin 2010 ( i fundit për të cilin kemi të dhëna) çdo 100 Shqiptar në moshë pune punonin vetëm 42. Në vitin 2004 punonin 50 syresh. Pra shkalla e punësimit ka rënë me plot 8 përqind në 6 vjet. Kjo është një shifër alarmate dhe krejt e pashpjegueshme, veçanërisht kur të paktën sipas të dhënave zyrtare, papunësia nuk na është rritur.

Kjo e dhënë në vetvete duhet të alarmonte gjithë shtetin, prej kohësh, duke patur parasysh që ne vendet e evropes lindore, punojnë rreth 60 vetë çdo 100 në moshë pune, në Evropën perëndimore ky tregues është rreth 68, e madje ka vende si Danimarka që punëson 74 përqind të popullsisë në moshë pune.

Sikur të hamendësonim për një moment që dhe në Shqipëri 65% e popullësisë në moshë pune, duan të punojnë (nuk ka arsye pse më pak shqiptarë të duan të punojnë krahasimisht me vendet e tjera) do të shinim që rreth 500 mijë qytetarë bëhen të padukshem, nga sistemi i punësimit vetem nga kjo lojë shifrash.

Shpjegim më i mundshëm i kësaj të dhëne të çuditshme, është që shqiptarët nuk kanë më besim që zyrat e punës mund t'i sigurojnë punësim, apo ndonjë benefit tjetër e për rrjedhojë, as që marrin mundim të regjistrohen si punë kërkues të papunë.

Shqiptarët punojne ne fshat

Sipas INSTAT, 506,664 shqiptar, ose rreth 55 në çdo 100, punojnë në bujqësi. Ndërkohë që vlerësohet që në Shqipëri kultivohen rreth 478 mijë hektarë tokë. Pra teorikisht, pak më shumë se një person punon në secilin prej hektarëve tokë të punuar. Çdo të thotë kjo? Që nëse teksa një person udhëton në një rrugë buze fshatit, ai duhet të shohe mesatarisht 10 vete duke punuar tokën, për secilin kilometër që udhëton. Përkufizimi i punës në fshat është qartazi i mangët, dhe kjo e dhënë vetëm e përfrocon këtë. Sipas Bankës Botërore 70 e fermave shqiptare prodhojnë vetëm për konsum familjar. Pra nuk arrijnë dot të nxjerrin asgjë në treg, e në këtë mënyre nuk kanë asnjë mënyrë për të përfituar të ardhura financiare. A mund te quhen të punësuar pjestarët e atyre familjeve ku askush nuk sjell te ardhura, e për rrjedhojë nuk ka mundësi të paguaj mjekimin, shkollimin, veshmbathjet, energjine, komunikimin e të tjera produkte e shërbimë që nuk rriten në baçe. Shifrat duket të tregojnë se përsa i përket qeverisë ata mund të quhen të punësuar.

Të tjerët

Po të zbresim prej Shqiptarëve që quhen në punë (928,052) ata që quhen të punësuar në fshat (506,664) kemi rreth 421mije (421,388) që jnaë të punësuar në shtet e në privat. Sektori Shtetëror mbetet punëdhënësi më i madh në vend duke punësuar 165,100 vetë. Në pjesën që mbetet 256,288 (27.6% e të punësuarve) hyn gjithë punësimi i sipërmarrjes private në vend. Këtu janë të gjithë bizneset e vogla, e gjithë industria e ndërtimit, të gjithë shërbimet, gjithë industria përpunuese. Vetëm industria fasone (ndërmarrjet që kryesisht qepin veshje dhe këpucë për kontraktorë të huaj) thotë se punëson rreth 100 mijë prej tyre.

Shteti dhe Politikat për Punësim
Roli i shtetit në politikat për punësim është i gjerë, dhe i vështirë për tu përkufizuar thjeshtë. Mjafton të thuhet se debatet më të mëdha ekonomike në BE dhe Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit janë fokusuar tek punësimi. Por ka dy politika ku roli i shtetit është i qartë, dhe siç dhe deklaronte kryeministri në mbledhjen e bordit të AIDA-s rezultatet janë të matshme në ndikimin që kanë në punësimin e qytetarëve. Këto dy fusha janë Arsimi Profesional, dhe Programet e Nxitjes së Punësimit.

Arsimi profesional

Që prej viteve 90 numri i nxënësve ne arsimin profesional ka ardhur duke u ulur. Po ashtu është ulur dhe numri shkollave që e ofrojnë këtë lloj arsimi. Ndaj dhe sot është bërë me e kollajtë të gjesh një avokat sesa të gjesh një hidraulik për të qenë. Në Programin Qeverisës të vitit 2005, premtohej që gjatë atij mandate do të shkonin në shkolla të mesme profesionale 40% e nxenësve që shkonin ne shkollë të mesme (nga rreth 20% që shkonin në atë kohë) . Prej atëhere jo vetëm që situate nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme çdo vit. Finacimi për këtë sektor ka rënë dhe numri i nxënësve ka rënë gjithashtu.

Nxitja e punësimit

Shërbimi Kombëtar i Punës, ( në fakt është më shumë Shërbimi Kombëtar i Papunësise pasi kryesisht menaxhon papunësinë më shume sesa nxit punësimin) menaxhon një program i cili merret me Nxitjen e Punësimit. Habitshëm që prej 2008 vit pas viti këtij program i është ulur financimi. Jo vetem që financimi nuk është rritur, jo vetëm që nuk ka ecur me të njëtin hap si Buxheti i Shtetit ai është ulur dhe në vlerë nominale. Krahasuar me vitin 2008 ai është ulur me më shumë se dy herë.

Është e vërtetë ashtu siç thotë dhe Kryeministri që punësimi i qytetarëve është gjëja më e rëndësishme, por qartazi nuk ka qenë gjëja më e rëndësishme e kësaj qeverie. shqiperia.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi