Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zyra e Punësimit nuk ka asgjë për emigrantët Empty Zyra e Punësimit nuk ka asgjë për emigrantët

Sat 2 Feb 2013 - 0:33
Message reputation : 100% (1 vote)
Zyra e Punësimit nuk ka asgjë për emigrantët Fatjon%20dhuli%2012
Me numrin e lartë të të papunëve që ka, Shqipëria do ta kishte vështirë përballimin e fluksit të riatdhesimit të emigrantëve të larguar në 20 vitet e fundit në vende të ndryshme të Evropës. Aq më shumë kur politikat e punësimit për këtë kategori të popullatës mungojnë. Fatjon Dhuli, koordinator i zyrës së Punësimit në Drejtorinë Rajonale të Punësimit në Tiranë, rrëfen se nuk ka politika për punësimin e tyre.

Z. Dhuli, çdo ditë e më shumë dëgjojmë për emigrantë që kthehen. Si paraqiten kërkesat për punësim nga kjo kategori në zyrën tuaj?

Në zyrat tona janë paraqitur disa emigrantë, por nuk ka ndonjë dyndje të madhe . Nuk mund të jap ndonjë shifër, sepse jemi në fazën e përmbylljes së statistikave.

Çfarë ofron Zyra e Punësimit për këtë grup njerëzish?

Zyra jonë ka si detyrë dhe si qëllim të bëjë informimin, këshillimin dhe ndërmjetësimin e punësimit të atyre personave që paraqiten këtu, qofshin këto edhe emigrantë. Ne përpiqemi që të gjejmë një punë që u përshtatet profilit të tyre të arsimimit, nëse nuk gjejmë atë që ata kërkojnë.

A keni projektuar ju fushata informuese?

Kam përshtypje se pak e njohin rolin e zyrës së punësimit. Përgjithësisht, ne ofrojmë informacione me anë të internetit dhe me anë të medies, pak më pak me këtë të fundit. Të gjithë mund të vizitojmë faqen tonë të internetit zrp-tr.gov.al. Këtu mund të informohen dhe të dërgojnë e-mail për të aplikuar. Një adresë tjetër elektronike është edhe kërkojpunë.gov. al. Fushata informuese nuk zhvillojmë shumë, por ne bashkëpunojmë me disa sindikata dhe organizata.

A ka ndonjë fond të veçantë për këtë grup bashkatdhetarësh?

Nuk ka fond të veçantë për emigrantët e kthyer. Këtë vit kemi pasur një fond për studentët e sapodiplomuar, por jo për ata që janë kthyer nga emigracioni. L.M.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi