Reshjet, rritet niveli ujit në hidrocentrale, shteti nis të shesë energji
Fri 22 Mar 2013 - 2:48
Reshjet e fundit kanë rritur nivelin e prurjeve në Kaskadën e Drinit, duke çuar prodhimin e energjisë të arrijë deri në 26 milionë kilovatorë energji elektrike, e përcaktuar si një shifër e kënaqshme për sistemin tonë.
Si rezultat pas rreth një viti, KESH ka nisur që të shesë energji në përpjekje për të ruajtur nivelin e liqeneve, në kuotat e parashikuara nga rregullorja.
Sipas të dhënave, aktualisht po eksportohen 9 milionë kilovator energji nga të cilat 3 shkojnë në Kosovë.
Ndërkohë që kuota në hidrocentralin e Fierzës përcaktohet të jetë 193.36 m një nivel ky mjaft kritik duke marrë parasysh faktin se pika maksimale në këtë hidrocentral është 196 metra.
Sipas KESH tashmë është ndalur import i energjisë, pasi CEZ ka nisur që të mbuloj nevojën për energjinë e humbur në rrjet. Në dy hidrocentralet e tjerë të vendit në Koman dhe në Vaun e Dejës vijojnë shkarkimet e ujit.
Sipas të dhënave më të fundit Komani ka arritur nivelin e 170.56 metra ndërkohë që punohet me katër agregatë. E pavarësisht prodhimit të energjisë në maksimum vijon që të shkarkohet rreth 300 m3 ujë në sekondë.
Në Vaun e Dejës niveli përcaktohet të jetë 74 metra ndërkohë shkarkohet rreth 500 m3 ujë në sekondë.
Sistemi energjitik në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm pas muajve pa reshje dhe problemeve të krijuara nga CEZ Shpërndarje e cila më pas si rezultat kaloi nën administrim shtetëror.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi