Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Nisin reshjet e dëborës  Empty Nisin reshjet e dëborës

Tue 4 Dec 2012 - 9:37
Nisin reshjet e dëborës  Bore-ne-lezhe-6

Mëngjesi i së hënës ka zbardhur me dëborën e parë malet e rrethit të Bulqizës, ndërsa më pas reshjet filluan edhe në qytet. Nga këto reshje të para, trashësia e dëborës shkon nga 10 cm në qytet, deri në 30 centimetra në komuna.

Nga reshjet e dëborës janë përfshirë mjaft komuna dhe fshatra të thella malore si Trebishti, Ostreni, Martaneshi, si dhe disa fshatra të komunës Zerqan dhe Shupenzë.

Reshjet e dendura të shiut me furtunë dhe dëborë kanë shkaktuar probleme jo vetëm në bujqësi, por edhe në infrastrukturë, ku në mjaft segmente rrugore ka patur rrëshqitje dherash, por jo bllokim qarkullimi. Sipas policisë, rruga nacionale Bulqizë-Peshkopi është e kalueshme me zinxhirë. në segmentin Bulqizë-Krastë dhe Bulqizë-Librazhd, ku mjetet kalojnë vetëm me zinxhirë. Reshjet e dëborës kanë sjellë probleme edhe për transportin e minatorëve në zonën D të minierës.

Ndërkohë, reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike në këtë zonë, duke bërë që energjia të shkëputet në disa fshatra.

Burime nga Drejtoria e Rrugëve bëjnë me dije se janë marrë masa për grumbullimin e skorjes dhe të kripës për rrugët nacionale në raste bllokimi.

Shefi i Qarkullimit Rrugor në Bulqizë, Ardjan Balla i bën thirrje të gjithë drejtueseve që të lëvizin vetëm me zinxhirë pasi situata sa vjen dhe po përkeqësohet nga reshjet.

Ndërkohë, dëbora ka nisur edhe në Korçë, ku sipas korespondentes sonë më shumë janë prekur zonat malore të qarkut, si Voskopoja e Dardha, por ende nuk ka bllokime të akseve.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi