Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Reshjet izolojnë Pukën  Empty Reshjet izolojnë Pukën

Tue 30 Oct 2012 - 16:44
Një nga zonat më të thella të vendit Komuna e Iballës në rrethin e Pukës prej dy ditësh është tërësisht e izoluar nga pjesa tjetër e vendit pasi rreshjet e dendura kane krijuar rreshitje guresh dhe dherash duke bere qe rruga e vetme qe lidhe kete komune me pjesen tjeter te vendit ne disa segmente te bllokohet dhe te kthehet ne shtrat perroi.

Qe rrethi i Pukes ka pasur probleme serioze me reshjet e denduar te shiut qe kane krijuar reshitje dherash duken qe pa hyre ne Fush Arrez ne rrugen nacionale qe lidh kete qytet me Rreshenin ku guret e dherat e rena nga shpatet e maleve ne disa segmente kane krijuar probleme.

Por situata me e renduar duket me ne thellsi, kjo qe shihni eshte rruga e vetme qe lidh komunen Iballe me pjesen tjeter te vendit, sic shihet dhe nga pamjet rruga ketu pak kilometra pa hyre ne Iballe te ngjason me nje shtrat perroi te rrembyeshem. Guret dhe dherat qe kane rreshitur nga malet per shkak te reshjeve e kane bere te pakalueshme rrugen. Per shkak te kesja situate kane mbetur te izoluar 8 fshatrat me rreth 4 mije banor te komunes Iballe.

I kontaktuar me telefon nenprefekti i Pukes Fatmir Ringaj shprehet se shume shpejt do behet e mundur nderhyrja per te rihapur rrugen. Iballa eshte nje zone e thelle qe muajt e dimrit i kalon perhere e izoluar nga debora,por tashme shkak per bllokimin e saj jane bere reshjet e shiut.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi