Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Pacolli do zgjedhjen e Presidentit me votë të drejtpërdrejt nga populli Empty Pacolli do zgjedhjen e Presidentit me votë të drejtpërdrejt nga populli

Wed 26 Feb 2014 - 20:46
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për moszbatimin e rezolutës së 7 prillit të vitit 2011, e cila parashihte që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Ish-presidenti i Kosovës është shprehur i zhgënjyer me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën për moszbatimin e marrëveshjes politike që ishte nënshkruar nga ta, në prani të ish-ambasadorit amerikan Christofer Dell, e cila i kishte paraprirë rezolutës së Kuvendit të Kosovë për ta nxjerrë vendin nga kriza e atëhershme politike.

Pacolli, i cili ishte nënshkrues i kësaj marrëveshje, ka paralajmëruar për “Epokën e re” se këtë çështje mund ta dërgojë për interpretim edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo është shumë e papërgjegjshme dhe ne si partner i tretë që e kemi nënshkruar këtë marrëveshje nuk do të ndalemi asnjëherë për ta ngritur zërin për respektimin e kësaj marrëveshje. Vazhdimisht kërkoj implementimin e asaj rezolute dhe nuk është larg mendjes që për këtë çështje t’i drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Pacolli.

Moszbatimin e asaj marrëveshje, e cila më pas ishte shndërruar në Rezolutë në Kuvendin e Kosovës, lideri i AKR-së e ka vlerësuar si papërgjegjësi të madhe të dy liderëve kryesorë politikë në vend, Thaçit dhe Mustafës.

“Tërheqja nga kjo marrëveshje që është nënshkruar edhe në prani të ambasadorit amerikan është papërgjegjësi. Pastaj kjo marrëveshje ka marrë miratimin e parlamentit të Kosovës, i cili ka themeluar dy komisione të cilat kanë punuar maksimalisht, kurse sot të tërheqësh nga ajo marrëveshje dhe të gjitha ato punë mos t’i implementosh është një papërgjegjësi shumë e madhe e liderëve të dy partive më të madhe politike”, ka deklaruar Pacolli, duke shtuar se tani po shihet se të dy liderët, Thaçi dhe Mustafa, këtë marrëveshje e kanë nënshkruar vetëm sa për ta kaluar krizën e atëhershme politike.

“Sinqerisht nëse këta dy liderë tërhiqen nga kjo marrëveshje unë do ta vlerësoj si shumë joserioze, jo të përgjegjshme dhe po duket se e kanë bërë vetëm sa për ta tejkaluar lumin, siç thotë populli”, është shprehur Pacolli.

“Ajo ka qenë një marrëveshje mes dy liderëve të partive më të mëdha në vend, pra dy liderëve shumë kredibilë të skenës politike kosovare dhe unë kam qenë i prirur t’i besoj asaj marrëveshje. Kam besuar pa rezervë se ne do të kemi reforma të mirëfillta zgjedhore, se presidenti do të zgjidhet nga qytetarët, në mënyrë që posti i presidentit të jetë i respektuar, i zgjedhur nga qytetarët e jo nga pazaret apo teket e parlamentarëve”, ka thënë Pacolli.

Ai ka deklaruar se nuk e di se si Thaçi dhe Mustafa do ta kërkojnë votën e qytetarëve të Kosovës kur nuk e kanë mbajtur këtë premtim publik. “Nuk di se si këta liderë do të shkojnë para qytetarëve dhe ta kërkojnë votën e tyre përsëri. Po të isha votues nuk do t’ju besoja as njërit e as tjetrit, sepse ajo ka qenë deklaratë publike dhe është nënshkruar një marrëveshje e cila është kthyer në rezolutë të Parlamentit të Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Marrëveshja Thaçi, Mustafa, Pacolli ishte nënshkruar në prani të ish-ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christofer Dell, më 6 prill të vitit 2011, kurse një ditë më vonë ishte votuar si rezolutë në Kuvendin e Kosovës. Në pikën e parë të kësaj rezolute shprehet përkrahja për Memorandumin e Marrëveshjes ndërmjet Pacollit, Mustafës dhe Thaçit të arritur më 6 prill 2011.

Ndërsa në pikën dy të kësaj rezolute thuhej: “Kuvendi i Republikës së Kosovës mbështet zotimet dhe afatet kohore të përmbajtura në Memorandum që kanë të bëjnë me nevojën për amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit të ndërlidhur në mënyrë që presidenti i Republikës së Kosovës të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli.

Kuvendi mbështet afatin kohor të përmbajtur në Memorandum sipas të cilit zgjedhjet e para presidenciale në Kosovë do të mbahen jo më vonë se gjashtë muaj nga data në të cilën ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative hyjnë në fuqi”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi