Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kidnapimet, agresion i drejtpërdrejt mbi shtetin e Kosovës Empty Kidnapimet, agresion i drejtpërdrejt mbi shtetin e Kosovës

Sun 1 Apr 2012 - 16:19
Vazhdojnë reagimet lidhur me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga xhandarmëria serbe një ditë më parë në Merdare. Policët po mbahen në paraburgim në qytetin e Kurshumlisë ndërsa autoritetet serbe deri më tani kanë injoruar të gjitha thirrjet për lirimin e menjëhershëm të tyre. Aktin e arrestimit, partitë në Kosovë vazhdojnë të quajnë agresion ndaj integritetit territorial të Kosovës pasi sipas tyre policët janë kidnapuar deri sa po kryenin obligimet e tyre në përputhje me detyrimet kushtetuese. Por, reagime vijnë edhe ndaj siç thuhet neglizhencës së Qeverisë Thaçi ndaj arrestimeve të qytetarëve të saj. LDK-ja përveç për arrestimin e policëve reagon edhe ndaj arrestimit të Hasan Abazit , veprimtar sindikal dhe ish-deputet në Parlamentin e Kosovës gjatë viteve të 90-ta. Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë shprehur indinjatën e thellë me rastin e kidnapimit të dy policëve të Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës, duke thënë se ky veprim armiqësor i qeverisë së Serbisë, vjen si pasojë e nënshtrimit të vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës, e cila në vend që të ndërmarrë veprime konkrete për zbatimin e kushtetutshmërisë, del me deklarata të çuditshme dhe bajate.
“Pozita inferiore dhe nënshtruese e Qeverisë së Kosovës ka lejuar që vendit tonë t’i vritet polici, t’i kidnapohet polici dhe mbi të gjitha vendit t’i përdhoset uniforma e shtetit të Kosovës. Veprimet e shtetit serb, janë anti evropiane, anti demokratike dhe agresion i drejtpërdrejt mbi shtetin e Kosovës”, tha Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës të kidnapuar në territorin e Republikës së Kosovës.
“AAK kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës të kidnapuar në territorin e Republikës së Kosovës. AAK po ashtu kërkon nga Qeveria e Kosovës, të mos bëjë analiza politike, por të ndërmarr veprime praktike dhe të drejtpërdrejta në mbrojtje të shtetit dhe dinjitetit të tij”, tha Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së.
Kanë reaguar edhe organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke kërkuar nga spektri politik shqiptar, të angazhohet bashkërisht në tejkalimin e situatës, e jo të bëj lojëra fjalësh, për të krijuar situata që do t’i shkojnë për shtati vetëm Serbisë dhe politikës së saj dinake e armiqësore. “Ne nuk jemi të befasuar nga këto gjëra që i bën Serbia sepse ajo ka qenë, është dhe siç po shihet, do të mbetet edhe për një kohë të gjatë, shtet kriminal. Serbia ende iu ka borxh shqiptarëve tokat që i mban nën okupim. Kërkojmë nga përgjegjësitë e sigurisë, KFOR-i dhe Qeveria, që të rrisin kapacitetet e veprimit në pikat kufitare, me qëllim që ato të jenë sa më funksionale dhe të mos lejohen në asnjë mënyrë veprime të tilla poshtëruese ”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së. Isuf Kadriu
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi