Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në Luz të Kavajës: Grinden për partitë, granatë mes kushërinjve në Këshill Empty Në Luz të Kavajës: Grinden për partitë, granatë mes kushërinjve në Këshill

Fri 3 Feb 2012 - 15:13
Në Luz të Kavajës: Grinden për partitë, granatë mes kushërinjve në Këshill LUZ-GRANATA-300x225Dashamir dhe Daniel Xeka përfshijnë familjet në konflikt
Kreu i PD është njëkohësisht kreu i Këshillit me PS
Sherr dhe tension eliminimi fizik në mes dy kushërinjve me mbiemrin Xeka, për shkak të bindjeve politike të kundërta. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në komunën Luz i Vogël, Kavajë. Kryetari i Këshillit Komunal, Daniel (Demir) Xeka, i PS-së dhe anëtari i këtij këshilli, Dashamir Xeka i PD-së kanë debatuar ashpër në mbledhjen për miratimin e projektbuxhetit, duke kaluar deri në fyerje familjare. Secili prej tyre ka variantin e tij të rrëfimit në gazetën “Panorama” rreth konfliktit, gjithnjë duke akuzuar njëri-tjetrin për nisjen e ofendimeve.
Hedhja e granatës
Pavarësisht se Danieli dhe Dashamiri janë ata që kanë nisur debatin, degjenerimi i tij në kërcënime me jetë dhe hedhje granate, ka ardhur prej dy vëllezërve të tyre. Gjakrat janë ndezur më shumë pas mbledhjes së Këshillit Komunal, pasi bashkëshortja e Danielit ka shkuar në shtëpinë e Dashamirit, duke e kritikuar për sharjet familjare. Atje është përballuar jo vetëm me Dashamirin, por edhe me të vëllanë e tij, Vullnetin. Pas bashkëshortes, në banesën e Dashamirit ka mbërritur vëllai i Danielit, Vullnet Xeka, njëkohësisht punonjës policie. Në grindje e sipër, Vullneti e ka qëlluar me grusht Dashamirin dhe është larguar. Vetëm 10 minuta më vonë, Vullneti ka tentuar të hakmerret për grushtin e të vëllait, duke hedhur një granatë në lokalin e Arturit. Fatmirësisht, ajo nuk ka shpërthyer, ndërsa menjëherë është lajmëruar policia, e cila ka bërë çmontimin e saj. Rreth ngjarjes në fjalë, burime pranë Policisë së Kavajës na saktësojnë se: “Më dt.31.01.2012, në orën 17:30, mbaroi mbledhja e Këshillit të Komunës Luz i Vogël, Kavajë, pas një debati midis kryetarit të Këshillit të Komunës, shtetasit Daniel Rustem Xeka dhe anëtarit të Këshillit të Komunës, Dashamir Xhevat Xeka. Rreth orës 18:00, shtetasi Vullnet Xeka, vëllai i Daniel Xekës, ka goditur me grushte shtetasin Dashamir Xeka dhe është larguar. Rreth orës 18:10, shtetasi Artur Xeka, vëllai i Dashamir Xekës, ka shkuar në afërsi të lokalit të Daniel Xekës, ka debatuar me Vullnet Xekën dhe gjatë konfliktit i ka hedhur një granatë dore dhe është larguar me vrap, por granata nuk ka shpërthyer”. Po sipas këtyre burimeve policore, në orën 20:00 të asaj nate, ka filluar procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit Artur Xhevat Xeka (vëllai i Dashamirit), i padënuar më parë. Edhe për Vullnet Rustem Xekën (vëllai i Danielit) ka nisur gjithashtu procedimi penal, por në gjendje të lirë.
Konflikti për partinë
Efektiva pranë Policisë së Kavajës, të cilët kanë shoqëruar disa dëshmitarë në Komisariat nën cilësinë e personave që kanë dijeni rreth ngjarjes, na informojnë se acarimi mes dy kushërinjve kishte nisur që para disa muajsh. Shkak është bërë ndërrimi i kahut politik të Daniel Xekës, pas zgjedhjeve vendore të majit 2011. Kryetar i seksionit Nr.1 të degës së PD-së, Daniel Xeka, kishte fituar mandatin e këshilltarit në komunën Luz i Vogël, nën logon e LSI-së. Gjithsej, 9 anëtarë i përkisnin koalicionit të djathtë dhe 8 atij të majtë. Me konstituimin e Këshillit Komunal, mësohet se Daniel Xeka ka kërkuar që të jetë kryetar, por është kundërshtuar nga anëtarët demokratë. Kolegët e tij “brenda llojit” kanë pasur një tjetër kandidaturë për kryetar këshilli, duke hapur kështu konfliktin brenda koalicionit të djathtë. Kjo ka bërë që Daniel Xeka të arrijë një marrëveshje me anëtarët e majtë. Me 8 votat e tyre, plus votën e tij, ai është miratuar si kryetar i Këshillit të Komunës Luz i Vogël, duke lënë kështu në minorancë të djathtët. Pavarësisht ndërrimit të kahut politik dhe mbështetjes së zërit të majtë në komunë, Daniel Xeka vijon të qëndrojë kryetar seksioni i PD-së. Ky fakt ka acaruar prej kohësh anëtarët e djathtë në Këshillin Komunal e më së shumti Dashamir Xekën, i cili duket se e ka pasur të vështirë të pranojë “tradhtinë” partiake të kushëririt.
Flasin dy kushërinjtë
Dashamiri: “E fal, sherri prej pijes”
Nuk pranon që e ka sharë kushëririn e tij Daniel Xeka, madje thotë që ai e ka ofenduar publikisht. Pavarësisht ngjarjes, Dashamiri duket i gatshëm që i gjithë konflikti të mbyllet me kaq, për shkak se janë “një gjak” me Danielin dhe se janë rritur bashkë.
Cili ishte shkaku i debatit me Danielin?
Atë dua të di dhe unë. Ç’pati me mua?!
S’besoj se ju ka qëlluar kot vëllai i tij, Vullneti…
Dua të theksoj se nuk kam asgjë personalisht me ata. Jemi i njëjti gjak, jemi rritur bashkë. E gjitha kjo nuk ka kuptim. Dikush u ka fryrë në vesh, që u sollën ashtu.
Kush mendoni se u ka fryrë në vesh?
Besoj ata shokët me të cilët po rri kohët e fundit.
Konkretisht, cilët janë këta shokë?
Nuk ka rëndësi.
Ka rëndësi, derisa ju u qëlluat me grusht nga kushëriri juaj…
Ai ka qenë i dehur atë ditë. Pas mbledhjes së Këshillit të Komunës, Danieli dhe Arturi kanë qenë duke pirë me anëtarët e majtë komunalë deri vonë. Siç duket janë keqinterpretuar fjalët e mia në mbledhje nga ata që kanë pasur në tavolinë dhe pastaj kanë ardhur duke më sharë.
Çfarë ju shanë?
Nuk janë fjalë për t’u thënë. Ne jemi kushërinj dhe të gjithë konfliktin unë ia lë pijen. Ne po e mbyllim vetë sherrin. Jemi për pajtim e jo për thellim të konfliktit. Gjithçka ka ndodhur duam që ta lëmë pas.
Për kushërinjtë tuaj thoni se kanë qenë të pirë kur ju kanë sharë dhe qëlluar me grusht. Po vëllai juaj, në ç’gjendje ishte kur hodhi granatën në lokalin e Vullnet Xekës, vëllait të Danielit?
Unë nuk kam dijeni që im vëlla të ketë hedhur granatë në lokalin e tyre. Këtë e ka thënë vetëm një person, që edhe ai ka qenë i dehur. Një dëshmi që nuk është e besueshme.
Megjithatë, vëllai juaj, Arturi, është shpallur në kërkim. Derisa nuk e ka hedhur ai, pse nuk dorëzohet?
Nuk mund t’ju përgjigjem për këtë, pasi nuk kam mundur që të lidhem me vëllain tim. Nuk e di se ku ndodhet.
Pak e çuditshme kjo…
Unë jam shumë i tronditur në gjithë këtë histori, sa edhe vetë nuk po e besoj dot. Ne vetë e lajmëruam policinë. Të ishte për t’i ikur, nuk e telefononim. Nuk e di pse u largua Arturi, por duhet të ketë arsyen e tij të fortë. Situata do të sqarohet shumë shpejt për policinë.
Po për publikun, a mund të na sqaroni diçka: I gjithë sherri a kishte prapavijë politike, ngaqë Danieli kaloi me PS-në, ndërkohë që ju jeni me PD-në?
Për këtë duhet të përgjigjet pala tjetër, sepse nuk isha unë që bëra sherr me ata. Nuk ka rëndësi se çfarë partie zgjedhin kushërinjtë e mi, ata janë gjaku im dhe nuk e bëj ujë.
Danieli: “S’isha i pirë, më shau nga familja”
Ndryshe nga Dashamiri, Danieli është më i ashpër në deklaratat kundër kushëririt, edhe pse nuk pranon nisjen e sherrit nga ana e tij. Por mbi të gjitha, nuk pranon që të ketë qenë i pirë gjatë pasdites së 31 janarit, kur edhe ka ndodhur konflikti familjar.
Cili ishte shkaku i debatit me Danielin?
Shkaku? Ofendoi shumë njerëz gjatë mbledhjes së Këshillit Komunal dhe mbi të gjitha, familjen time. Ishte një turp i vërtetë, pasi ne jemi kushërinj, jemi të një gjaku, të një familjeje.
A ishte kjo arsyeja që ju dhe vëllai juaj e keni kërcënuar më pas në shtëpinë e tij?
Unë jo njëherë. Vetëm i kam thënë gjatë mbledhjes që nuk duhet të ofendojë ashtu, për arsyet që sapo ju thashë.
Ju jo, por vëllai juaj po…
Vëllai im ka shkuar atje pas bashkëshortes sime. Ajo i kishte marrë vesh të gjitha dhe ishte ndier shumë e ofenduar. Në nerva e sipër kishte marrë djalin për dore dhe kishte shkuar në shtëpinë e Dashamirit, duke ia kthyer përgjigjen.
Ç’përgjigje?
Nuk është etike ta them.
Derisa e ka thënë gruaja juaj, nuk duhet të jetë edhe aq pa etikë…
Duke qenë se Dashamiri kishte sharë edhe nga gratë e familjes sime, atëherë ajo i shkoi atje bashkë me djalin dhe i tha: “Unë, që e di veten për motrën tënde, ja ku jam…”. Nuk mund ta shpjegoj me detaje, por me pak fjalë ajo po i jepte të kuptonte se si mund të shahet një anëtare e familjes. Më besoni, nga dita e djeshme, pasi ka bërë deklarimin në polici, ende nuk është ngritur nga krevati. Është shumë e fyer dhe e tronditur.
Po vëllai juaj, Vullneti?
Edhe Vullneti dha dëshminë e tij në polici, tashmë është në shtëpi.
Pse e qëlloi me grusht Dashamirin?
Për shkak të ofendimeve dhe provokimeve, në gjaknxehtësi e sipër.
Dashamiri thotë se ju keni qenë të dehur. Pra, sherrin dhe grushtin ia lë pijes?
Pijes?! Tani u nxeha. Unë nuk kam qenë i pirë. As im vëlla.
Thotë edhe që ju kanë fryrë në vesh anëtarë të majtë të Këshillit të Komunës?
Jam 50 vjeç tashmë, jam baba dhe gjysh. Si mund të më fryjnë në vesh të tjerët?
Ju jeni kryetar seksioni i PD-së, keni fituar si kandidat i djathtë në zgjedhjet lokale dhe keni kaluar si kryetar këshilli me votat e të majtëve. Pse “devijuat”?
Kjo është e drejta ime. Unë nuk isha i kënaqur me alternativat që po ofronin anëtarët e djathtë në komunë. Për të përfaqësuar sa më mirë ata që më dhanë votën dhe plotësuar premtimet që u dhashë atyre, kalova në koalicionin e majtë.
Por, vijoni të jeni kryetar seksioni i PD-së?
Ç’problem ka. Unë përfaqësoj qytetarët e mi, nuk ka rëndësi partia.
Kryekomunari Tafa: “Danieli, problematik që kur kaloi me PS”
Nuk ka pasur ofendime familjare gjatë mbledhjes së këshillit. Kryetari i komunës Luz i Vogël, me dy mandate radhazi, Hajrulla Tafa, deklaron se brenda ambienteve të institucionit gjithçka është zhvilluar në normalitet dhe debatet kanë qenë normale, derisa bëhej fjalë për miratimin e projektbuxhetit. “Si në çdo mbledhje, pati debate në mes anëtarëve të këshillit, por jo sharje familjare. Madje, të pranishëm kanë qenë dhe përfaqësues të komunitetit të qytetarëve të Luzit, të cilët dhanë mendimet e tyre mbi zërat e shpenzimeve të projektbuxhetit. Edhe debatet më shumë kanë qenë në mes qytetarëve dhe anëtarëve të këshillit, se sa të vetë anëtarëve mes njëri-tjetrit. Personalisht, nuk kam dëgjuar ofendime familjare mes Dashamirit dhe Danielit në ambientet e komunës. Dhe me sa di unë, sherri është zhvilluar pasdite vonë dhe e kam me të dëgjuar pjesën tjetër të historisë”, thotë kryekomunari Tafa. Megjithatë, ai pranon që pas kalimit të Daniel Xekës nga PD-ja në PS, i ka hapur jo pak probleme në Këshillin Komunal. E djathta tashmë ka kaluar në minorancë dhe vetëm 2-3 mbledhje kanë kaluar të qeta. “Ai u mandatua si këshilltar komune me votat e PD-së, pavarësisht se kandidoi për LSI-në. Për shkak të ambicieve që kishte për t’u bërë kryetar këshilli, Danieli arriti një marrëveshje me PS-në, duke e kaluar të majtën në shumicë. Që atëherë, ai u bë mjaft problematik për ne, në kuptimin e mungesës së votës për të miratuar projektet tona. Projekte që ne ua kishim premtuar qytetarëve në fushatën e përbashkët të PD-së”, sqaron kryetari i komunës Luz i Vogël. I pyetur nga gazeta se pse pas këtij devijimi politik që pas zgjedhjeve lokale të majit Daniel Xeka nuk është shkarkuar ende nga funksioni i kryetarit të seksionit Nr.1 të PD-së, Tafa shpjegon: “Mendonim që nga muaji në muaj, me kalimin e kohës do të kthehej sërish në PD. Ndërkaq, për shkarkimin e një kryetari duhen një sërë procedurash dhe duhet një nismë për këtë”. “Nismë që do ta ndërmarrim shumë shpejt”, shton ai.
Nga e dërguara jonë,
ELISABETA ILNICA
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Në Luz të Kavajës: Grinden për partitë, granatë mes kushërinjve në Këshill Empty Re: Në Luz të Kavajës: Grinden për partitë, granatë mes kushërinjve në Këshill

Fri 3 Feb 2012 - 15:17
kan lujt mensh dynjaja ......
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në Luz të Kavajës: Grinden për partitë, granatë mes kushërinjve në Këshill Empty Re: Në Luz të Kavajës: Grinden për partitë, granatë mes kushërinjve në Këshill

Fri 3 Feb 2012 - 15:20
AAaaaaaaaa naqe ja te lutem shume mos na i shaj se mezi i kemi Shqiptaret e na hap lufte pastaj,"te mire jemi" keshtu do thuash cdo here ti se do te thone antishqiptare pastaj e smarr pergjegjesi Në Luz të Kavajës: Grinden për partitë, granatë mes kushërinjve në Këshill 1698836746 Në Luz të Kavajës: Grinden për partitë, granatë mes kushërinjve në Këshill 1698836746
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Në Luz të Kavajës: Grinden për partitë, granatë mes kushërinjve në Këshill Empty Re: Në Luz të Kavajës: Grinden për partitë, granatë mes kushërinjve në Këshill

Fri 3 Feb 2012 - 15:24
e din ti naqe sa e vras menjen une se ca thojne dynjaja ......dhe sa per kyt tema asht sak turp i madh kush e lexon se duket sesa rob me kulture jena lene manej ma tutje spo flas ma mire :N
Sponsored content

Në Luz të Kavajës: Grinden për partitë, granatë mes kushërinjve në Këshill Empty Re: Në Luz të Kavajës: Grinden për partitë, granatë mes kushërinjve në Këshill

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi