Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Basha paraqet në Këshill planin e zhvillimit të Tiranës Empty Basha paraqet në Këshill planin e zhvillimit të Tiranës

Wed 12 Oct 2011 - 19:23
Basha paraqet në Këshill planin e zhvillimit të Tiranës Basha_bashki
“Qëllimi kryesor është dhe mbetet zhvillimi ekonomik, si instrumenti kryesor për krijimin e vendeve të punës. Do të krijohet Drejtoria e Përgjithshme e Investimeve Strategjike, e cila përveç Drejtorisë së Investimeve të Huaja dhe Parkut Teknologjik do të kujdeset për disa nga projektet kryesore, strategjike të kryeqytetit në katër deri në tetë vitet e ardhshme siç janë shtrirja e aksit kryesor pra, bulevardi verior i qytetit, rehabilitimi i lumit të Tiranës, ndërtimi i linjave të Tramit, përfundimi në faza i Unazës së Madhe të Qytetit të Tiranës dhe investime të tjera të një natyre strategjike për qytetin e Tiranës.
Do kërkoj nga Këshilli të konsiderojë edhe një vendim tjetër, të aprovojë në kuadrin aktual buxhetor hapjen e tenderit për projektin teknik të një segmenti shumë të rëndësishëm të Unazës së Madhe, pikërisht nga Shkolla Teknologjike, tek Qendra “Kristal”. I vetmi kriter i vlerësimit të performancës nën drejtimin tim do të jetë cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve”, tha Basha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi