Dita pa makina, Basha shkon në bashkinë e Tiranës me biçikletë
Thu 22 Sep 2011 - 12:34
Shumë prej kalimtarëve të rastit apo edhe hallexhinjve që presin para bashkisë së Tiranës, nuk e kanë menduar se njeriu që pod rejtonte një biçikletë, i vesur me kostum të zi dhe me syza dielli, ishte pikërisht Lulzim Basha.Ai ka shkuar sot në punë në bashkinë e Tiranës me biçikletë, dukekremtuar kështu simbolikisht ditën botërore pa makina.“Nuk është diçka e re që unë përdor biçikletë pasi qindra qytetarë i përdorin ato. Por sot gjërat janë ndyshe pasi edhe pse kam qef të udhëtojë me biçikletë unë nuk kam ku ta vendos atë.Disa nga arsyet që qytetarët nuk përdorin biçikletat është edhe se nuk kanë ku t`i vendosin. Arsyeja e dytë është sepse trafiku shikohet si një rrezik për çiklistët” ka theksuar Basha ndërsa ka shtuar se bashkia do të bëjë ç`është e mundur që biçikleta të jetë mjeti i preferuar për qytetarët.
Ai ka thënë se bashkia do të krijojë stacione dhe korsi të veçanta për biçikletat.
Ai ka thënë se bashkia do të krijojë stacione dhe korsi të veçanta për biçikletat.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi