Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Situata në veri, kuvendi paraqet rezolutën  Empty Situata në veri, kuvendi paraqet rezolutën

Thu 28 Jul 2011 - 12:54
Kuvendi i Kosovës prezantoi në seancën e jashtëzakonshme të së enjtës, rezolutën për fuqizimin e institucioneve, që fuqizon të drejtën kushtetuese për ushtrimin e kontrollit të plotë në territorin e vendit.Në seancën e sotme parlamentare kryeministri Hashim Thaçi ka bërë me dije veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës me vendimin e Qeverisë dy ditë më parë.Thaçi, sipas Kosovapress, është shprehur se Kosova gjendet para një ballafaqimi të ri, i cili nuk është i lehtë.“Skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës nuk do të ndodhë kurrë dhe me asnjë çmim. Institucionet e Kosovës do të shfrytëzojnë të gjithë autoritetin kushtetues dhe ligjor për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit dhe për t’u përballur me të gjithë njerëzit e mosrespektimit të rendit dhe ligjit”, ka theksuar Thaçi para deputetëve.Kryeministri Thaçi siguroi se nuk do të ketë kthim prapa, ndërsa ftoi qytetarët për qetësi, solidaritet, mirëkuptim dhe besim tek institucionet e Republikës së Kosovës dhe tek KFOR-i.


Vetevendosja propozon zgjidhjen

Lëvizja Vetëvendosje propozon zgjidhjen e situatës në veri duke kërkuar fillimisht që presidentja të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Në një komunikatë për shtyp, lëvizja kërkon të ndërmerren edhe hapat e tjerë si ndërprerja e procesit të bisedimeve me Serbinë, aktivizimi i të gjithë burimeve qytetare dhe institucionale për mbrojtjen e Kosovës, thellimi i bashkëpunimit me Shqipërinë, SHBA-të dhe BE-së, ripërcaktimin e pranisë së BE-së në Kosovë, si dhe kërkon prej qeverisë që të diskutojë në parlament strategjinë e marrjes së kontrollit në veri të vendit.

Lëvizja e drejtuar nga Albin Kurti, theksoi se aksioni i qeverisë në veri, nuk ishte i mirëorganizuar, duke e konsideruar hapin e ndërmarrë pa plan.

Beogradi, thirrje për qetësi

Beogradi bën thirrje për dialog dhe u kërkon qytetareve në veri të Kosoves të ruajnë qetësinë përballeve tensioneve në rritje.

"Qeveria serbe i ben thirrje qytetareve ne Kosove dhe Metohi te qendrojne te qete, t'i permbahen cdo dhune dhe te mos i pergjigjen provokimeve. Qendrimi i Qeverise serbe eshte qe te gjitha ceshtjet e hapura te zgjidhen vetem permes dialogut. Dhuna, nga secila pale, nuk eshte rruga per te zgjidhur problemin. Qeveria Serbe mendon se asnje presion vecanerisht i dhunshem nuk duhet te zbatohet sepse mund te demtoje apo te ndaloje dialogun. Per ne dialogu eshte menyra e vetme per te zgjidhur problemet ne Kosove dhe Metohi, e vetmja menyre per te arritur stabilitet ne kete rajon dhe per te arritur pajtimin historik mes serbeve dhe shqiptareve", tha zëdhënësi i qeverisë Milivoje Mihajlovic.[/size]Situata në veri, kuvendi paraqet rezolutën  Thacikuvendddd
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi