Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

LG paraqet smartfonët pararojë me cilësi që kthehen në prirje Empty LG paraqet smartfonët pararojë me cilësi që kthehen në prirje

Sat 10 Mar 2012 - 3:34
LG paraqet smartfonët pararojë me cilësi që kthehen në prirje LG_kongresi-boteror-i-celulareve-2012_Foto1LG paraqet smartfonët pararojë me cilësi që kthehen në prirje Noa-LG_Kongresi-boteror-i-celulareve-2012_Foto2Tiranë, 6 mars 2012 NOA/ Valbona Sulçe – LG Electronics (LG) zbuolon koleksionin e vet më të madh të smartfonëve në Kongresin Botëror të Celularëve (KBC) 2012 në Barcelonë. Të pajisur me teknologjinë e konsoliduar LTE të LG-së, smartfonët e rinj janë shëmbëlltyrë e sloganit të ri të LG-së: ”LTE, është gjithmonë LG.”

“LG synon t’i cojë smartfonët premium në një nivel krejtësisht të ri në 2012 me kombinimin e performancës së fuqishme, cilësisë së pashoqe të ekranit dhe dizajnit të sofistikuar,” citohet nga noa.al, Dr. Jong-seok Park, President dhe CEO i kompanisë LG Electronics Mobile Communications.“ Smartfonët tanë të 2012-ës dhe teknologjitë që ato ofrojnë do të vendosin piketa të reja për t’u arritur nga të tjerët”, - shtoi ai.

I pajisur me LTE-në e LG-së dhe teknologjinë IPS të ekranit, Optimus Vu: ofron një kombinim unik të pamjes si një tablet me portabilitetin e smartfonit. I mbështetur nga një shpejtësi dhe performancë e pashoqe nga teknologjia LTE e LG-së, ekrani i madh 5 inç me kontrast të ndriçimit 4:3 e bën shikimin e dokumentave, librave, faqeve të internetit dhe përmbajtjeve multimediale më të lehtë dhe më të rehatshëm.

LEXONI GJITHASHTU: Prezantohet konvertimi i parë në botë nga zëri në figurë në bisedat telefonike

Momenti tjetër i LG-së është Optimus 4X HD, që përforcon lidershipin shumëplanësh të kompanisë me një procesor të fuqishëm quad-core që operon në versionin më të fundit Android OS, Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

LG Optimus 3D Max është rezultati më i fundit i angazhimit të vazhdueshëm të LG-së për zbavitjen e lëvizshme 3D. Optimus 3D Max siguron shijim real të shikimit me ekranin ekskluziv të ndritshëm të LG-së. Përdoruesit mund të konvertojnë Google Earth, Google Maps dhe shikime të tjera të rrugëve në 3D nëpërmjet konvertuesit 3D dhe të përdorin 3D Hot Key për të ndryshuar lehtësisht nga 2D në 3D. Në KBC 2012, LG do të shpërfaqë gjithashtu një moment nga disa prej cilësive që do të vijnë se shpejti , si psh Konverteri HD, Range Finder dhe DSLR Shot.

Përpjekjet e pareshtura të LG-së për të forcuar lidershipin e saj në dizajn ka rezultuar në -Style, identiteti i ri dizajn i kompanisë për pajisjet e lëvizshme. Thelbi i L-Style ka të bëjë me një dizajn të pakohë me detaje fine që e diferencojnë më tej celularin e LG-së nga konkurrentët. Në KBC 2012, LG ka prezantuar tre smartfonë që përfaqësojnë konceptin e L-Style: LG Optimus L3, LG Optimus L5 dhe LG Optimus L7.

v.s/e.t/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi