Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqiptaret nuk besojne te partite dhe institucionet Empty Shqiptaret nuk besojne te partite dhe institucionet

Wed 27 Mar 2013 - 12:14
Message reputation : 100% (1 vote)
Shqiptaret nuk besojne te partite dhe institucionet 1364210253-Preferencat-partiake-te-shqiptareve-320x238


Shqiptaret nuk besojne te partite dhe institucionet

Pavarësisht besimit të ulët tek institucionet në vend, ku përfshihen edhe partitë politike, sondazhi evidenton se 73.5% e shqiptarëve deklarojnë se do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Sondazhi
Besimi i humbur
Preferencat

Fondacioni SOROS do të bëjë nesër publike të dhënat mbi preferencat konkrete ideologjike dhe partiake të shqiptarëve, perceptimin për performancën e qeverisë, gjendjen e demokracisë dhe gjendjen ekonomike

Shqiptarët u besojnë shumë pak partive politike dhe politikanëve, me nivel besimi më të ulët krahasuar me vendet europiane, ata kanë interes të paktë në politikë, por do të dalin pasivisht të votojnë. Këto gjetje theksohen në sondazhin “Hulumtimi social Europian” i kryer për herë të parë në Shqipëri nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA). Sondazhi, i cili kryhet në 30 vende të Europës për çdo dy vjet, krahason perceptimet e qytetarëve për sa u përket çështjeve që lidhen me politikën dhe mjedisin social. Por pavarësisht besimit të ulët tek institucionet në vend, ku përfshihen dhe partitë politike, sondazhi evidenton se 73.5% e shqiptarëve deklarojnë se do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Këtu situata bëhet edhe më interesante në kushtet kur vetëm 53% e shqiptarëve kanë një preferencë të qartë partiake dhe 47% e tyre nuk ndihen në mënyrë të veçantë të afërt me një parti politike. Kjo masë e madhe votuesish pritet të përcaktojë dhe ndarjen e pushtetit të ardhshëm mes dy kampeve. Për marrjen e këtyre gjetjeve në Shqipëri janë intervistuar 1600 veta nga të gjitha qarqet, nga të cilat, vetëm 1208 janë konsideruar si të vlefshme.

Besimi te politika

Shqiptarët nuk kanë besim tek asnjë nga institucionet dhe aktorët kombëtarë, në mënyrë të veçantë te politikanët dhe partitë politike. “Shqiptarët janë mosbesues ndaj politikanëve të tyre njësoj si ukrainasit, bullgarët dhe portugezët. Vetëm dy kombe të tjera kanë po kaq besim te politikanët, dhe ata janë grekët dhe kroatët. Për më tepër, shqiptarët kanë më pak besim te politikanët, partitë apo sistemi ligjor se rusët”, theksohet në gjetjet e sondazhit.

Në të theksohet fakti se qytetarët e vendeve ku demokracia është e vjetër dhe e konsoliduar, kanë më shumë besim te politikanët, dhe ky besim sa vjen e ulet në vendet që kanë qenë më parë pjesë e regjimeve komuniste. “Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në grup kanë besimin më të ulët drejt institucioneve kombëtare”, thekson sondazhi. Por në të evidentohet fakti që popullsia rurale ka tendencën të ketë një nivel më të lartë besimi tek institucionet, sesa ajo urbane. Interesant është fakti se në kontrast me këtë, shqiptarët kanë besim tek institucione të largëta për jetën e tyre, siç është Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Parlamenti Europian. “Besimi tek OKB-ja dhe PE-ja është më i lartë në Shqipëri se çdo vend tjetër, i cili është marrë në survejim. Marzhi i besimit te PE-ja është 6.0 dhe tek OKB-ja është 7.3”, thekson raporti.

Lidhja me politikën

Shqiptarët renditen ndër 5 vendet më pak të interesuara në politikë, nga 33 të cilat janë marrë në shqyrtim rreth 36% të qytetarëve, cilët theksojnë se ata nuk janë të interesuar fare në politikë. Pas vendit tonë, në këtë mosinteresim vjen Qipro, Kroacia, Greqia dhe Portugalia. Madje në raport theksohet fakti se grupi më pak i interesuar është ai i cili nuk ka të drejtën të votojë, pikërisht personat me grupmoshë 15 deri në 17 vjeç. Për sa i përket perspektivës urbane dhe rurale, duket një tendencë në rritje e qytetarëve urbanë për të pasur interes politik. Nga ana tjetër, për sa i përket gjinisë, 39.2% e femrave deklarojnë se nuk kanë fare interes në politikë, duke u krahasuar me 27.8% të meshkujve që japin këtë përgjigje.

“Një analizë nisur nga pozicionet e punës, tregon se më pak të interesuar janë ata qytetarë të angazhuar me punë shtëpie, të ndjekur nga ata të cilët janë të papunë dhe janë duke kërkuar punë në mënyrë aktive”, theksohet në sondazh. Por pjesëmarrja e tyre në zgjedhje do të jetë e lartë. “Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje pritet të jetë e lartë, me 73%, të cilët përgjigjen se do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme”, konkludohet në sondazh. Nga ana tjetër, 53% e tyre kanë preferenca të qarta politike, ndërsa 47% nuk ndihen afër në mënyrë të veçantë me asnjë parti.

Të dhëna

Institucionet - Shqiptarët kanë më pak besim tek institucionet e tyre dhe krahasuar me rajonin janë në një nivel me Kroacinë

Partitë - Ndërkohë që shqiptarët votojnë në masë, më shumë se 70 për qind, besimi ndaj partive politike renditet në 2 pikë, nga 11 gjithsej

Zonat - Mosbesimi ndaj partive politike është i njëjtë si në zonat urbane si në zonat rurale. Në fshat është më i lartë besimi ndaj institucioneve

Europa - Shqiptarët vijojnë të jenë të vendosur se vendi duhet të bëjë hapa përpara drejt Europës. Gjithmonë shqiptarët kanë qenë entuziastë ndaj BE-së

Të rinjtë - Në kundërshtim me deklaratat e Berishës, se të rinjtë që nuk kanë mbushur 18 vjeç janë të interesuar të votojnë, sondazhi del në konkluzionin se ata janë të painteresuar në politikë

Të Papunët - “Një analizë nisur nga pozicionet e punës, tregon se më pak të interesuar janë ata qytetarë të angazhuar me punë shtëpie, të ndjekur nga ata të cilët janë të papunë”//shqiperia.com


Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptaret nuk besojne te partite dhe institucionet Empty Re: Shqiptaret nuk besojne te partite dhe institucionet

Wed 27 Mar 2013 - 12:19
E kane nga pervoja s'kane faj,as une!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi