Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Simptomat e kancerit kolo-rektal Empty Simptomat e kancerit kolo-rektal

Thu 28 Jun 2012 - 2:27
Simptomat e kancerit kolo-rektal 220px-Colon_cancer_2-150x150Shpesh kanceri i zorrës se trashe për një kohë të gjatë nuk shkakton simptoma. Kancerin e zorrëve mund ta sinjalizojnë
shqetësimet në vijim:

Gjaku në fekale (ngjyrim i kuq ose i zi i feçeve).
Problemet gjatë jashtëqitjes, psh. presioni për jashtëqitje, pa qenë nevoja për një gjë të tillë
Dhimbjet e reja, të papritura, të barkut.
Ndryshimi i shprehive të «daljes jashtë», p.sh. alternime të barkqitjes dhe kapsllëkut (diarresë dhe opstipacionit), jashtëqitjes së hollë sa një laps, ngërçeve gjatë jashtëqitjes ose mbufatjeve të forta pa ua ditur shkaktarin
Humbja e padëshirueshme e peshës

Kanceri kolo-rektal shfaqet me shume tek meshkujt, sidomos pas nje moshe ( 50-60 vj). Mund te shfaqet e tek femrat, edhe para moshes permendur.

Faktoret e riskut per kete lloj kanceri:

-mosha
-polipet e zores trashe dhe rekt
-raste te tjera ne familje kanceri kolo-rektal
- ushqimi i dominuar nga yndyrnat dhe mishi, dhe sasi te vogla frutash dhe perimesh
-obeziteti
- mungesa e aktivitetit fizik / levizjes
- perdorimi i ekzagjeruar i alkoolit
- semundje inflamatore te zores - semundja Crohn, Rekto-kolite hemoragjike
- DUHANI

Pervec shenjave qe ka permendur Dr Dugi, do shtoja nje qe eshte shume e rendesishme : ANEMIA. Njerzit mund te bejne analiza te pergjithshme, here pas here, edhe nje anemi qe nuk ka shpjegim mund te konsiderohet si sinjal alarme, aq me shume nqs eshte e shoqeruar me humbjen e peshes, ndryshime te jashtqitjes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi