Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

SHBA, zjarret përfshijnë 7 shtete  Empty SHBA, zjarret përfshijnë 7 shtete

Thu 28 Jun 2012 - 14:36
SHBA, zjarret përfshijnë 7 shtete  Zjarr-usaMë shumë se 32.000 njerëz janë larguar nga qyteti i dytë më të madh i Kolorados për shkak të zjarreve që kanë goditur zonën përreth sëbashku me gjashtë shtete të tjera amerikane.

Trafiku dhe tymi i dendur bllokuan rrugët, ndërsa njerëzit përpiqeshin të linin Kolorado Springs dhe një akademi të Forcave Ajrore aty pranë.

Urdhërat për evakuim janë lëshuar për pjesën më të madhe të qyteteve pasi zjarri u dyfishua në madhësi teksa kaloi mbi 62 kilometra katrore. Rreth 800 zjarrfikës kanë ardhur në ndihmë.

Presidenti Barack Obama do të udhëtojë në zonat e prekura ditën e premte.

Zjarret përfshinë edhe Montanën, Wyoming, New Mexicon, Arizonën, Californinë dhe Utah.

Në Utah, një trup u gjet mes rrënojave dhe hirit të shkaktuar nga flakët në jug të Salt Lake City-t.tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi