Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

EURO 2012, Prandelli: Ëndrra sapo ka nisur Empty EURO 2012, Prandelli: Ëndrra sapo ka nisur

Fri 29 Jun 2012 - 11:33
EURO 2012, Prandelli: Ëndrra sapo ka nisur Prandelli-Cesare1“Kemi luajtur një ndeshje të madhe edhe pse në fund u detyruam të mbroheshim në zonë sepse nuk kishim më forca.”

Këto janë fjalët e Cesare Prandelli pas fitores së Italisë së tij ndaj Gjermanisë 2-1 në gjysmëfinalen e EURO 2012.

“Luajtëm në qendër dhe kërkuam gjithmonë që topi t’i shkonte Cassanos. Italia gjithmonë luan mirë ndeshjet e mëdha dhe kur flitet për të duhet kujdes. Kemi dhënë shembullin e korrektësisë dhe përkushtimit ndaj fanellës”, shtoi tekniku italian, i cili vlerësoi edhe Balotellin, autorin e dy golave të ndeshjes.

“Nuk e di nëse është ndeshja


e tij më e mirë që ka bërë në karrierë sepse karriera e tij sapo ka nisur. Balotelli e ndihmoi shumë ekipin dhe e zëvendësova sepse duhet të luajë edhe një ndeshje tjetër.”

Më tej, Prandelli thekson se ëndrra e Italisë fillon tani: “Të dielën kemi ndeshjen më të rëndësishme të EURO 2012. Jemi të lodhur, por edhe Spanja nuk është më pak. Do të nisemi të barabartë të dielën edhe pse Spanja është favorite sepse është një skuadër brilante.”
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi