Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Dhjetë çuditë e Euro 2012 Empty Dhjetë çuditë e Euro 2012

Mon 18 Jun 2012 - 17:21
Një himn qesharak, një ekip bankierësh dhe një elefant që këshillon bastvënësit.

Kampionati Evropian 2012 është një nga ngjarjet më të bujshme futbollistike dhe ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, duke mos njohur kufij.

Në “Poloni-Ukrainë 2012” janë disa nga futbollistët më të mirë në botë, si dhe ekipi më i mirë në planet, Spanja, Kampione e Botës dhe Europës. Gjithsesi, mediet kanë listuar edhe dhjetë “çudira” nga edicioni i 14-të i Europianëve.

1– Spanja kushton 653 milionë euro. Kampionia e Botës dhe kampionia në fuqi i Europës, Spanja është ekipi për t’u mundur në fushë. Një ekip shumë i shtrenjtë, thuajse 200 milionë më shumë se Gjermania (469 milionë).

2– Ekipi më i rëndë në peshë. Nëse Spanja rëndon në tregun e transferimeve, Italia, prish shigjetën e peshores. Me një mesatare prej 78.5 kg, skuadra “azurre” është më e rënda. Normale, kur ha makarona çdo vakt.

3– Një himn për të qeshur. Polakët nuk mund të gjenin performancën më ideale. Himni i tyre që mbështet përfaqësuesen kombëtare është kënduar nga tetë femra të veshur me kostume tradicionale. Një kryevepër, boll ta dëgjosh!

4– 13 milionë euro për Ukrainën. Lojtarët ukrainas do të prekin deri në 13 milionë nëse ata do të fitojnë kampionatin. Për çdo ndeshje të fituar në grupin D, i pret një çek i vogël prej 500 mijë eurosh. Kundërshtarët i kanë frikë.

5- Çita zëvendëson Polin. Pas oktapodit gjerman, që parashikonte rezultatet në Botërorin e Afrikës së Jugut, tani ka dalë një elefant që këshillon bast vënësit. Çita është një elefant polak. 33-vjeçar, ai parashikon ndeshjet duke zgjedhur pjeprat.

6– Ju po thoni irlandezët? Nga 23 lojtarët që ka thirrur trajneri Giovani Trappatoni, asnjë nuk luan në Irlandë. Njëzet prej tyre luajnë në Premier Ligën dhe në kampionatin anglez, një në Shtetet e Bashkuara (Keane), një në Rusi (McGydy) dhe një në Skoci (O’Dea).

7- Është 38 vjeç. Kjo është mosha e veteranit të kampionatit. Emri tij: Kostas Kalkias. Vendi i tij: Greqia. Askush nuk e besonte se ai do të ishte titullar në ndeshjen hapëse kundër Polonisë, dhe e presin edhe Rusia me Greqinë.

8 – Adil, ky aktor. Sipas revistës franceze “So Foot”, mbrojtësi i Francës dështoi në provën për të luajtur në një film. Lojtari i Valencias në Spanjës do të luante rolin e një magrebini që bënte pyetje mbi seksin, por askush nuk u kujtua më për të.

9 – Suedia do të luajë me kokë. Nga 16 ekipet e pranishme në finalet e Euro 2012, Suedia është ekipi më i... madh. Mesatarja: 1.85 m. Është e natyrshme kur ke lojtarë të tillë si Zlatan Ibrahimoviq, një kullë 1.982 m ose Andreas Isakson, portieri 1.99 m.

10 - Irlanda e ka fituar Europianin e saj. Herën e fundit që “Jeshilët” kishin diskutuar kampionatin europian, ai quhej akoma Kamionati Europian i Futbolklit, Muri i Berlinit nuk kishte rënë dhe Giovani Trappatoni ishte akoma te Interi. Tani e ka të vështirë të dalë nga grupi E, që ka Spanjën, Italinë dhe Kroacinë./koha/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi