- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Spanja, David Villa heq dorë nga Euro 2012
Wed 23 May 2012 - 11:21
David Villa nuk do të luajë në kampionatin europian që do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni. Sulmuesi spanjoll, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares, ka hequr dorë vullnetarisht nga grumbullimi me përfaqësuesen e vendit të tij për arsye se nuk është në formë të plotë.
“Tentova deri në fund, por nuk mund të jem në formë të plotë fizike për turneun. Mora në telefon trajnerin dhe e lajmërova. Është gjëja më e drejtë që mund të bëja”, shkroi Villa në Twitter.
Edhe Federata Spanjolle e Futbollit sqaroi në një komunikatë zyrtare: “Pasi nuk arriti të evoluonte siç duhej nga stërvitjet e fundit, Villa bisedoi me Del Bosque të cilit i shpjegoi se dëshironte të ishte pjesë e grupit, por forma fizike nuk e lejonte të përballonte një kompeticion të rëndësishëm si Euro 2012.”
Sulmuesi i Barcelonës theu këmbën e majtë në dhjetorin e kaluar gjatë gjysmëfinales së Botërorit të Klubeve ndaj Al Saad dhe ende nuk ka luajtur asnjë minutë me katalanasit që nga ky dëmtim edhe pse ka nisur stërvitjen.
Të dielën tekniku i kampionëve në fuqi të Botës dhe Europës, Vicente Del Bosque, do të bëjë publike listën e 23 të grumbulluarve të dielën.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi