- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Finalja Euro 2012: Spanja u mëson futboll italianëve
Sun 1 Jul 2012 - 23:20
Të gjithë e kemi pritur me padurim finalen e Euro 2012 e cila po zhvillohet sot në Ukrainë.
Ndeshja është mjaft e fortë, mes dy skuadrash që kërkojnë vendin e parë me çdo kusht.
Por siparin e golave në këtë finale e çeli kombëtarja e Spanjës, me një gol me kokë të David Silvës në minutën e 14-të.
Tashmë “gjakrat” janë ndezur dhe të dyja skuadrat përpiqen të shënojnë. Por rastin e shfrytëzoi përsëri Spanja dhe Iniesta i dha një top Albës, i cili e çoi drejt e në rrjetë në minutën e 41-të, duke e çuar rezultatin 2-0.
Spanja kërkon të shkruajë historinë. Nëse do të arrijë të mundë Italinë në këtë finale, do të jetë skuadra e parë që shpallet dy herë radhazi kampione e Europës. Ndërkohë kombëtarja spanjolle është edhe kampione e botës.
Është hera e katërt që Spanja ndeshet në finale të Euro (1964, 1984, 2008 dhe 2012). Ajo ka humbur në vitin 1984, ndërkohë që presim pjesën e dytë të ndeshjes së sotme për të parë rezultatin final.
Spanjollët kanë 19 ndeshje pa humbur dhe kanë fituar 9 knock-out e fundit gjatë të cilave nuk kanë “ngrënë” asnjë gol. Por gjithsesi, ata kanë harruar se si mund të fitohen italianët në një ndeshje zyrtare. Hera e fundit që mundën Italinë, ka qenë në Lojërat Olimpike në vitin 1920.
Italianët nga ana tjetër ndjehen krenarë që kanë qenë më të suksesshëm ndaj spanjollëve. Hera e fundit ka qenë fitorja 2-1 në çerekfinalet e Kupës Botërore në SHBA, me një gol të Roberto Baggio në minutën e 88-të.
Tashmë presim me padurim pjesën e dytë të ndeshjes, që do të nxjerrë se cila është skuadra kampione e Euro 2012. /alb-observer.com/

- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: Finalja Euro 2012: Spanja u mëson futboll italianëve
Sun 1 Jul 2012 - 23:24
o na marrshin te ligat na e meso kta...e dim vet ne...kemi del èiero,cassano,balotelli,ecc...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi