- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
EURO 2012, Spanja finalistja e parë
Thu 28 Jun 2012 - 15:59
Spanja është finlistja e parë e këtij Europiani. Përfaqësuesja e drejtuar nga Del Boske mposhti me 11-metërsha Portugalinë e Cristiano Ronaldos dhe tashmë është në pritje të kundërshtarit që do të dalë nga klasikja europiane Gjermani-Itali.
Në pjesën e parë portugezët nxorrën jashtë loje Xavin, Iniestën dhe Alonson duke mos i dhënë mundësinë Spanjës të jetë aq e rrezikshme në lojën e saj.
Edhe pse në pjesën e dytë Del Boske ndryshoi skemën e lojës duke u rikthyer në modulin pa sulmues, por aq kjo tentativë e tij për të fituar ndeshjen nuk rezultoi e sukseshme.
Në fundin e 90 minutave Ronaldo ka mundësi me goditje dënimi por
Euro2012 përsëri nuk e gjen dot porten e Kasijas duke mbyllur kohën e rregullt në barazim 0-0.
Në pjesën e parë të shtesës spanjollët kishin një rast të pastër me Iniestës, por Patrisio nuk lejoi që porta e tij të prekej.
Edhe tek 11-metërshat sërish Patrisio dhe Kasijas japin shenjat e protagonistëve kryesorë duke pritur goditjet e para, ndërsa më pas Bruno Alvesh tregon tension duke goditur traversën dhe Fabregas i dhuron finalen e tretë në katër vjet skuadrës së Del Boskes me penalltinë e fundit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi