Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Strauss-Kahn divorcohet nga bashkëshortja Empty Strauss-Kahn divorcohet nga bashkëshortja

Fri 29 Jun 2012 - 15:11
Message reputation : 100% (1 vote)
Strauss-Kahn divorcohet nga bashkëshortja 54596_2PARIS - Pas skandaleve seksuale të njëpasnjëshme, ish kreu i FMN-së Dominique Strauss-Kahn dhe bashkëshortja e tij janë ndarë një muaj më parë, por lajmi është bërë publik vetëm sot.

Anne Sinclair, një trashëgimtare e pasur, e cila kohët e fundit rinisi karrierën e saj si kryeredaktore lajmesh në versionin Francez të gazetës Huffington Post, dhe Strauss-Kahn janë divorcuar dhe tashmë jetojnë të ndarë në Paris. Lajmi u bë i ditur nga një burim i afërt me ish-kreun e FMN-së për mediat franceze.

Pak ditë më parë, revista “Closer” njoftoi se Sinclair e kishte nxjerrë nga shtëpia bashkëshortin e saj, të zhytur në një serë skandalesh seksuale, ku me i rëndi ishte ai i majit të vitit të kaluar në SHBA, ku ish-kreu i FMN-se u akuzua nga një punonjëse hoteli për ngacmim seksual.

Dominique Strauss-Kahn i ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se ato kanë pasur si qëllim vetëm që të shkatërrojnë karrierën e tij politike.

(er.nu/news24/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi