Moda më e re e të mbajturit dietë? Seksi...
Fri 29 Jun 2012 - 15:15
TIRANE - Femrat gjithmonë e më shumë po parapëlqejnë që të humbasin kilogramët e tepërt, duke bërë vetëm seks. Këtë gjë po e vlerësojnë si dietën më të mirë, duke hedhur poshtë të gjitha dietat e përfolura deri tani, nga përdorimi i të cilave ndihen më se të lodhura. Mendimet Shumica e tyre shprehen se, para vuajtjes së të ngrënit pak për të mbajtur trupin në formë, preferojnë më mirë të bëjnë dashuri sa të ngopen. Por lidhur me një fakt të tillë, seksologët pohojnë se nuk është aspak një gjë e lehtë, kështu siç mund të duket në pamje të parë. Pra, ata janë të mendimit se femrat nuk duhet të kujtojnë se duke bërë shumë seks, do të arrijnë të bien sa të duan në peshë. Pasi sipas tyre, duhet të paktën një orë seks, për të djegur vërtet kaloritë e tepërta brenda trupit tënd. Por gjithsesi, para vuajtjes vetëm duke ngrënë një pjatë sallatë dhe dy fruta ditën, femrat nuk heqin dorë: Le të bëjmë sa orë seks duhen, por ama vetëm dieta të mos detyrohemi të mbajmë më! Dhe në këtë mënyrë, ka lindur së fundmi edhe moda e re: Seksi si dietë.
Të bërit dashuri
Kështu, për 7 gra në 10 të tilla në botë, të bësh dashuri është një akt i pazëvendësueshëm, që të ndihmon ta mbash trupin në formë, si edhe të mbash peshën nën kontroll. Duket pra se aktiviteti seksual nuk paska vetëm të mirat pozitive, që të sjell në humor, apo që të argëton. Mbi të gjitha, ai të mban edhe trupin në formë, - një shqetësim i madh ky i kohëve të fundit për gjininë femërore. Sipas një sondazhi të zhvilluar kohët e fundit në botë me gra të moshave 20-45 vjeç, shumica e tyre kanë pohuar se për të mbajtur trupin në formë, frekuentojnë qendrat e fitnesit. Janë pikërisht 7 gra në 10 të tilla, që e pohojnë këtë fakt. Ndërkaq, vetëm një grua ndër 10 mendon të bëjë seks për të mbajtur trupin e saj në formë, pasi të tjerave, një gjë të tillë as që u kishte shkuar në mend ta bënin enkas për këtë qëllim. Gjithsesi, seksi po konsiderohet gjithmonë e më tepër në çift, edhe nga meshkujt vetë, si një lloj gjimnastike për trupin, pasi gjatë kryerjes së tij aktivizohen thuajse të gjithë muskujt e trupit si edhe qendrat nervore, qofshin ato të kënaqësisë, qofshin ato hormonale.
Humbja e kalorive
Por, sa kalori konsumohen gjatë një akti seksual? Kjo varet nga kohëzgjatja e raportit seksual, por edhe nga pozicioni që ai kryhet, si edhe nga arritja e orgazmës. Të mos harrojmë që varet edhe nga vendet ku vendoset të bëhet seksi, si edhe nga mënyrat që përdoren për mirëfunksionimin e tij. Ndërkaq, 62 për qind e femrave të intervistuara, janë të bindura dhe pohojnë se të bësh seks, nuk të bën keq, veçse i bën mirë organizmit tënd. Ndaj është një gjë, e cila duhet praktikuar sa më shpesh në jetë. “Dhe, nëse me seksin arrihet që të humbasin edhe kilogramët e tepërt, atëherë kjo është një kënaqësi e vërtetë”, - pohojnë ato. Sa i përket pozicionit, më impenjativ është seksi që bëhet në këmbë dhe si i tillë, i harxhon shumë kalori trupit, ndaj konsiderohet si mjaft efikas për atë femër që e përdor seksin si një mjet për të rënë në peshë. Ndërkaq, pjesët e trupit të cilat përfitojnë nga kjo rënie në peshë, janë më shumë këmbët, fytyra dhe krahët.
Specialistët
Sipas seksologëve, të bësh seks, ndihmon në kontrastimin e plakjes, përmirësimit të elasticitetit dhe muskujve, rregullimit të lëkurës, si edhe ekuilibrimit të tensioneve të gjakut e përmirësimit të qarkullimit të këtij të fundit.
Siguri në fakt nuk mund të ketë edhe për një gjë të tillë. Ndoshta është vetëm një mirazh që krijohet në mendjet tona. Në realitet, siç shpjegon edhe Bruno Fabbri, drejtor i qendrës së Mjekësisë Sportive në Padova, i cili është njëkohësisht edhe autor i librit “Seksi si sport”, bëhet fjalë për një aktivitet eficient në lidhje me humbjen e kilogramëve të tepërt, vetëm nëse do të merrnim në konsideratë një raport seksual, i cili zgjat të paktën një orë. Gjatë tij shpërbëhen plot 600 kalori nga trupi i njeriut. Në realitet, një raport seksual i praktikuar në pozicionin tradicional, nuk zgjat më shumë se 40 minuta dhe gjatë tij shpenzohen vetëm 150 kalori.
(er.nu/summer pages/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi