Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Vdes duke shikuar futboll Empty Vdes duke shikuar futboll

Fri 29 Jun 2012 - 21:45
Një tifoz i fiksuar pas futbollit nga Kina ka ndërruar jetë, pasi 11-të net rresht ka përcjellë ndeshjet e Kampionatit Evropian të futbollit.
Për shkak të dallimeve kohore mes Evropës dhe Kinës, me kohë të atjeshme shumica e ndeshjeve fillojnë pas orës 2:45 të mëngjesit. Vdekja e tij ka ndodhur në sfidën Itali-Irlandë, të cilën Azzurrët e fituan me rezultat 2-0.
26-vjeçarin e ka gjetur të vdekur nëna e tij përpara televizorit. Sipas Sansijang Metropolis, i ndjeri ishte anëtar i ekipit të futbollit në fakultetin e tij, ndërsa nuk ishte ankuar asnjëherë për probleme shëndetësore.
“Ne pushonim kohë pas kohe, ndërsa ai dëshironte t’i ndiqte të gjitha ndeshjet”, ka thënë një mik i tij.
Sipas mjekëve, mungesa e gjumit ia ka dobësuar fuqinë organizmit, gjë që ka sjellë deri te vdekja.

Burimi: TelegrafiVdes duke shikuar futboll Watch-f
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi