Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

Kirurgjia plastike............. Empty Kirurgjia plastike.............

Sat 30 Jun 2012 - 3:26
Sa vijn edhe me shume femera i drejtohen kirugjis plastike per te ndryshuar ato pjest e e trupit te tyre qe nuk u pelqejn.
Do pyesja vajzat do benit nje operacion vetem per tu dukur me te bukura? nese po cfare do donit te ndryshonit?
Nderesa nga cunat do doja te dija se preferojn nje femere naturale apo nje qe ka bere operacione plastike?
shprehni edhe mendimet tuaja per kirurgjin plastike gjeneralisht...........
Kirurgjia plastike............. Kirurgji-plastike
Kirurgjia plastike............. Operacionet-estetike-300x244
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kirurgjia plastike............. Empty Re: Kirurgjia plastike.............

Mon 2 Jul 2012 - 9:09
hala sjam ba me shku ....noshta kur te vijne ora po dhe pse kam frike kirurgjin
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kirurgjia plastike............. Empty Re: Kirurgjia plastike.............

Thu 9 Aug 2012 - 12:40
Të ndalosh apo të ngadalësosh kohën

Kirurgjia plastike............. Kirurgjia-estetike
Të plakesh, nuk shqetëson më shumë e 50% të femrave shqiptare. A janë ato shumë optimiste, apo pak gënjeshtare ?
Më thoni cila nga ne para pasqyrës nuk ka ëndërruar të rregulloj shenjat e kohës apo ato difekte që natyra nuk ka denjuar të marrë parasysh?
Por kjo përgjigje është mëse normale, pasi dhe mua më ka rastisur, që në biseda të ndryshme në lidhje me operacionet plastike, teksa i vinte rradha, pyetjeve të tipit: « Ç’nuk të pëlqen, te vetja ? » ose « Ç’do të doje, të ndryshoje të fiziku yt? » dhe pse lista e atyre që nuk pëlqejnë, është e gjatë, kam pasur tendencë, të ndikohem nga njerëzit që më bënin këtë pyetje. Them kështu, pasi nëse pyetja, vinte nga një mik apo mikeshë nuk hezitoja, t’ja shpalosja listën, por nëse pyetja bëhej nga një femër, e cila ndihej që ishte në konkurrencë, me mua, kisha tendencë të them, një pjesë të trupit, me të cilën mund të mburresha nga pak.
Njëkohësisht, më kujtohet, në një intervistë që kam dhënë para disa kohësh, në një gazetë, m’u desh ti përgjigjesha sinqerisht një pyetjeje të tillë, të nesërmen, shumë persona me thanë « Ah s’të pëlqejnë … ? ». Që nga ky moment, kam vendosur të hesht, kjo është dhe arsyeja, që i kuptoj mirë femrat « optimiste », apo ato që thonë gënjeshtra të ëmbela, ato llojë gënjeshtrash, në fund të fundit nuk dëmtojnë askënd.
Të heqësh, rrudhat e ballit, të hollosh kofshët, ti japësh paksa, më shumë volum gjoksit …, them që është një ëndërr, e shumë femrave, të cilat para së gjithash, duan ti pëlqejnë vetes së tyre e të ndihen mirë.
Të kritikuara, nga disa, të xhelozuara, nga disa të tjera, këto amazona, të sallave të operacionit, gjenden në mes të një polemike :
A janë etike, operacionet plastike?
A nuk është më mirë, të kultivojmë bukurinë tonë të brendëshme, sesa të kemi një gjoks pesa ?
Afishimi i rrudhave të paprekura, a nuk është një akt rezistence, që gratë,
mund ti bëjnë, këtyre »modeleve » që na ofrohen : Të reja – Të holla – Seksi ?
Ja disa pyetje, të paevitueshme, pasi kërkimi i bukurisë së përjetëshme, nuk justifikon asnjë marrje rrisku.
A ka ndonjë rrugë, të mesme ?
Por ju lutem, larg silikoneve apo lifting, larg këtij brezi, të cilët nuk kanë frikë, nga bisturitë, dhe që duan, një rini të përjetëshme.
Teksa bisedoja, me një grup femrash, njëra prej tyre u shpreh, se janë meshkujt që na detyrojnë, të bëhemi trime përpara bisturive. Pasi kishte ikur koha, kur burrat mund ti mbaje të « lidhur », vetëm duke i gatuar mirë, apo duke i bërë, baballarë. Ndërsa e dëgjova të shprehej kështu, thash me vete, « E shkreta unë, e paskam punën keq ! Ndonje amvise e mirë nuk jam, e aq më tepër, fëmijë për momentin nuk dua. » Por një tjetër, u hodh, dhe tha, që mënyra më efikase, është shtrati. Një e tretë, tregoj sa i kishte kushtuar, operacioni i gjoksit, pagesën e të cilës e kishte « sponsorizuar », i dashuri i saj, një burrë i martuar.
Aty, mu kujtua një bisedë që pata, pak kohë më parë me një mikun e tim francez, i cili më thoshte, që një ndër gjërat më të tmerrshme, që s’donte të jetonte ishte : Të shkonte në një diskotekë apo pub, të njihej me një vajzë, të cilën pas disa gotash e ftonte në shtëpinë e tij. Teksa ai i kërkonte, ta shoqëronte në shtrat, niste ta vështronte me epsh, ndërsa ajo zhvishej. Vajza niste, të hiqte paruken, lentet me ngjyre, reçipetat « wonderbra », këpucët me taka, e ndërsa kishte vetëm mbathjet, shkonte në tualet për të hequr …… grimin, sigurisht, por në të njëjtën kohë, i kërkonte atij, një gotë, për të vënë protezën e dhëmbëve. Ah, i shkreti, kishte të drejtë !!!
Në mes të këtij grupi, femrash miks, të cilat vinin nga shtresa të ndryshme shoqërore, ç’do gjë, bëhej më
shumë se kurrë, konfuze për mua, « bisturi, gatim, fëmijë, seks, para », një seri, gjërash të cilat, me sa dukej bënin të rrotullohej bota, më « shpejt », megjithatë, disa pyetje, më erdhën në mendje « Po mirë, po këto burra, që i shoh të drekojnë, apo darkojnë nëpër restorante, nën shoqerinë, e këtyre vajzave të reja, të cilat s’kanë fëmi, që dijnë vetëm të grimosen, e që kur dëgjojnë fjalën « krem », mendja i shkon direkt, te « kremi i rrudhave » e jo te « kremi fresh i gatimit », si ndjehen teksa prekin një gjoks të fryrë, me silikon, apo kur puthin, një buzë të fryrë me kolazhen? Si dhe, kaq budallenj, janë këta burra, që përveç se, komplikojnë jetën e tyre, duke tradhëtuar gratë, janë dhe të gatëshëm, të harxhojnë mijëra euro, për të riparuar difektet fizike, të të dashurave të tyre, të cilat një ditë te bukur, do ti lënë ata, për një tjetër më të « mirë » ?
Por në mes të këtij realiteti marramendës, egziston gjithashtu, dhe një lajtmotiv tjetër, « Doktor, s’duhet të duket ! ». Një paradoks ky, me shumë sharmë, në të cilin natyralja, vazhdon të mbetet, mbretëresha e bukurisë. Por këtu flasim, për ato femra të cilat, nuk duan, të ndalojnë kohën, por ato të cilat, duan vetëm, ta ngadalësojnë atë, dhe kjo, nuk ka si të mos jetë tentuese. Aq më tepër, kur mësojmë që, dhe një nga femrat, më të bukura në botë, Marilin Monro, kishte korigjuar disa tipare, përmes operacioneve plastike.
Pak, vetëm pak, sa për të qënë, nën imazhin e atyre femrave, që ne pëlqejmë apo admirojmë, e pse jo, për të qënë në harmoni me veten.
Fenomeni, i operacioneve plastike – estetike progreson, në të njëjtën mënyrë që progresojnë, teknikat e operacioneve të tyre. Një dëshirë transformimi, i cili me sa duket, nuk do të ndalojë sot, por për kundrazi, për të vetmin fakt që, janë vajzat nga 20 – 30 vjeç që tregojnë se janë, më shumë të ndjeshme, për të ruajtur, rininë e tyre.
Sponsored content

Kirurgjia plastike............. Empty Re: Kirurgjia plastike.............

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi