- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
5 Ushqimet që ndihmojnë të mbetesh shtatzënë
Sat 30 Jun 2012 - 7:46
Jeni njera nga ato qe po provoni te mbeteni shtatzane dhe nuk ia arrini, e pyesni si te mbetem shtatzane? Ketu ne kete artikull do te lexoni per top 5 ushqimet qe ju ndihmojne dhe shtojne gjasat qe te mbeteni shtatzene.
Shih dhe gjej keto ushqime te cilat kane shije te mire e gjithashtu ndihmojne trupin te arrij kushtet per krijimin e nje bebe, pasi qe kjo (shtatzania) eshte ajo qe deshironi.
1. Dritherat e plota
S’ke nevoje te shmangesh karbohidratet, vetem thjeshte te besh zgjedhje te duhur. Karbohidratet komplekse si buka nga gruri i plote, orizi i kafenjte, buka e misrit dhe qulli tersheres nuk ndikojne ne insuline dhe sheqer te gjakut aq sa karbohidratet e rafinuara (buka e bardhe, orizi bardh, mielli i bardhe, etj). Dhe cfaredo qe eshte e mire per funksionin e insulines eshte e mire edhe per pjellshmeri (shtatzania).
2. Proteina nga bimet
Proteina nga bimet si fasulet, bizelet dhe kikiriket jane shoqeruar me shtim te pjellshmerise, dicka qe proteina nga mishi kuq dhe mishi i shpezeve nuk ofron. Fasulet jane perplot me hekur, nje ndihmues tjeter i pjellshmerise (feritilitetit). Nuk eshte e thene te behesh vegjetarian por provo te kufizosh mishin ne porcione te vogla.
3. Produktet nga qumeshti
Ndoshta e ke veshtire te mendosh per qumeshtin e plote, kosin e plote, e bile edhe akulloret si ushqime qe shtojne pjellshmerine dhe ju ndihmojne te mbeteni shtatzane, por nje studim i bere ne Harvard ka zbuluar se grate qe konsumonin keto ushqime kishin me pake probleme ovulimi. Produktet e qumeshtit permbajne edhe kalcium, i cili eshte nje materie ushqyese e rendesishme e pjellshmerise. Studiuesit bejne me dije se nuk duhet tepruar me keto ushqime, por nje sherbim ne dite mund te ndihmoj te kompozosh kalorite shtese diku tjeter ne dieten tuaj.
4. Fruta dhe perime te fresketa
Ku t’ia fillojme se sa te shendetshme dhe rendesishme jane frutat dhe perimet per pjellshmerine? Para se gjithash, ato jane perplot me antioksidues te cilet promovojne shendet te pergjithshem dhe reproduktive. Plus shume fruta dhe perime – portokalli dhe frutat citrike te tjera, dredhezat dhe perimet me gjethe te gjelbra – jane perplot me folate nje materie ushqyese e rendesishme me te cilen duhet te mbusheni para shtatzanise qe te parandalosh defektet e lindjes.
5. Yndyrat e mira: Gjysme te ngopura, acidet yndyrore omega-3
Thuaj ‘jo’ yndyrave te ngopura dhe trans-yndyrave, dhe po yndyrave gjysme te ngopura dhe acideve yndyrore omega-3. Keto yndyra zvogelojne pezmatimin dhe shtojne ndjeshmerine ndaj insulines. Ku mund ti gjesh ato? Ne avokado, kokrra (arrat & lajthit), farat e kungullit dhe sezames, sardelet, dhe peshku salmon.
Ti mund t’i kombinosh keto ushqime ne gjithfare menyrash per te shtuar ndikimin e ketyre ushqimeve ne permiresimin e pjellshmerise. Me rendesi eshte qe t’i besh keto ushqime pjese te dietes tuaj qe te shtosh gjasat per te mbetur shtatzane.
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: 5 Ushqimet që ndihmojnë të mbetesh shtatzënë
Mon 24 Sep 2012 - 15:07
Pa "dashuri" zieji sa te duash ushqimet!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi