Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkencetaret zbulojne qytetin legjendar te humbur; "Qytetin e Bardhe" te arit Empty Shkencetaret zbulojne qytetin legjendar te humbur; "Qytetin e Bardhe" te arit

Sat 30 Jun 2012 - 16:04
Shkencetaret zbulojne qytetin legjendar te humbur; "Qytetin e Bardhe" te arit City%20goldNje ekip shkencetaresh qe perdor teknologji te reja dhe te avancuara kane pare nje rajon te larget ne Hounduras qe mund te kete zbuluar qytetin legjendar te humbur te Ciudad Blanca, i njohur edhe si "Qyteti i Bardhe" i arit.

Kerkuesit nga Universiteti i Hjuston dhe National Center for Airborne Laser Mapping (NCALM) fluturuan mbi rajonin e Mosquitia me nje aeroplan te vogel duke leshuar biliona pulse lazer ne toke per te krijuar nje harte dixhitale 3D te topografise nen xhungel.

Duke plotesuar te dhenat e tyre, analiza shfaqi ate qe dukej nje ndryshim, si ngritje e bere nga dora e njeriut qe mendohet se tregon nje qender qyteti te rrethuar me piramida te mbuluara nga xhungla.

Sipas nje legjende, Ciudad Blanca apo "Qyteti i Bardhe" eshte plot me ar dhe eshte kerkuar nga ekploratoret dhe nga gjuetaret e thesareve qe kur eshte permendur per here te pare nga konkuistadori Hernando Cortes ne nje leter qe i ka derguar mbretit Karli i V i Spanjes ne vitin 1526.

I frymezuar nga kjo legjende, kinematografi dhe entuziasti Steven Elkins pagoi per ekipin ne NCLAM per te perdorur teknologjine e tyre te hartimit me lazer per te pare cfare kishte ne Mosquita.

Ai zbuloi te dhenat e pare te asaj qe dukej te ishin struktura te ndertuara nga dora e njeriut ne xhungel.

"Une jam i vetmi person ne planet qe tani e di qe jane keto rrenoja." - tha Carter kur sjell ne mendje mendimet e tij kur pa ate qe u shfaq ne harten dixhitale 3D.

"Gruaja ime u afrua dhe pa mbas shpines time dhe keshtu ajo u be personi i dyte qe e dinte."

Kjo eshte nje prej hereve te para qe kjo lloj menyre eshte perdorur per te percaktuar vendndodhjen e rrenojave antike.

Universiteti ne Hjuston dhe ekipi i NCALM e mbushen Mosquitia me 25-50 pulse lazer ne cdo meter katror me nje total prej me shume se kater bilion goditje gjate gjithe projektit.

Si nje version me teknologji te larte te sonar-it, rrezet e drites godasin token dhe kthehen tek avioni dhe me ane te kohes qe ju duhet, kerkuesit mund te arrijne te krijojne nje harte dixhitale 3D te topologjise rrethuese.

Ciudad Blanca ka luajtur nje rol vertet te rendesishem ne mitologjine e Amerikes Qendrore.

Megjithese gjate viteve ka patur plot njerez qe deklaronin se kishin hasur idhuj te arte apo gure te bardhe te punuar me kujdes, apo kane pretenduar qe kane pare qytetin e humbur, askush nuk ka sjelle dot prova te mjaftueshme per te mbeshtetur fjalet e tij.

Nese konfirmohet qe eshte e vertete, zbulimi i Ciudad Blanca do te ishte e krahasueshme me popullarizimin e vendeve te tjera te harruara si Macchu Picchu, i cili qendroi i fshehur per qindra vjet deri sa u rizbulua ne vitin 1911 nga historiani amerikan Hiram Bingham.

Nderkohe qe lajmi i rezultateve shume inkurajuese kete jave, arkeologeve do ju duhet te shkojne ne Mosquitia per te vizituar vendin dhe per te bere kerkime me te detajuara ne menyre qe te sjellin dicka me te studiuar dhe rezultate te tjera. infoalbania
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi