- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Shqipèria zotuse e "arit tè bardhè"
Fri 5 Aug 2011 - 8:07
" Mydell: Shqipëria mund të bëhet eksportuesja më e madhe e ujit mineral në botë
Interesimi i investitorëve të huaj për Shqipërinë po shtohet veçanërisht në fushën e turizmit, ujit të pijshëm, etj. Është ky opinioni i Franc Mydell, Konsull i Përgjithshëm i Nderit të Shqipërisë në Gjermani, i cili e mban këtë post prej 11 vjetësh.
“Interesimi i investitorëve të huaj për Shqipërinë po rritet çdo ditë, pasi ajo ka bukurinë natyrore dhe sigurinë. Nga kontaktet e vazhdueshme shoh se ka një interes për investime në fusha të ndryshme, si turizëm, ujë të pijshëm, infrastrukturë.
Shqipëria zotëron “floririn e bardhë”, siç cilësohet sot uji i pijshëm, një produkt ky që në botë rrezikon të pakësohet gjithnjë e më tepër”, shprehet konsulli Mydell, gjatë një interviste televizive.
Vetëm gjatë muajit korrik, me ndërmjetësinë e tij, dy investitorë të rëndësishëm në fushën e ujit të pijshëm dhe turizmit i kanë shprehur kryeministrit Berisha interes për të investuar në Shqipëri.
Një ndër firmat më të rëndësishme në prodhimin e ujit mineral në Gjermani ka shprehur interes të veçantë për investime në Shqipëri në fushën e prodhimit të ujit mineral, kryesisht në zonën e Bunecit (Komuna Lukovë), me qëllim eksportin e tij jashtë vendit.
“Investitorët gjermanë synojnë të eksportojnë rreth 3.2 milion shishe uji në vit dhe kjo është patenta më e mirë për ta bërë Shqipërinë eksportuesin më të madh të ujit të pijshëm në botë, si dhe reklama më e mirë që i bëhet Shqipërisë me produktin e saj “Made in Albania”, u shpreh Mydell.
Sipas tij, “kjo kompani synon të marrë me koncension pontilin e Bunecit për 30-50 vjet dhe ku parashikon të punësojë mbi 1500 persona, si dhe të ndërtojë një port me vlerë investimi mbi 400 milion euro”. Për Konsullin Mydell “investitorë të tillë ulin papunësinë, rrisin mirëqenien dhe krijojnë një imazh tjetër për Shqipërinë.

- Rritje rekord e çmimit të arit si rezultat i rënies së dollarit amerikan
- Bombë nga Bloomberg: Greqia mund të bëhet prodhuesi më i madh i arit në Europë
- Grimcat e arit, në luftë kundër kancerit
- Arabi me Ferrari te Arit ne Paris (Video)
- Ja harta e “arit të zi” në Greqi! Përfshihet edhe kufiri me Shqipërinë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi