Ja harta e “arit të zi” në Greqi! Përfshihet edhe kufiri me Shqipërinë
Mon 4 Mar 2013 - 14:06
Mediat greke bëjnë me dije se në zyrën e kryeministrit Samaras tashmë gjendet ”Harta e arit të zi në Greqi” e cila u mundësuar nga kërkimet sizmike katër mujore të anijes Nordic Explorer.
Kështu mediat bëjnë me dije se ministri i Ambientit dhe Energjisë, Evangjelos Livieratos, ka deklaruar se “kërkimet kanë dalë me sukses të plotë”, ndërsa edhe zv/presidenti i kompanise eksploruese PGS ka thënë se “ekzistojnë depozita të mëdha me hidrokarbure në Kretë dhe në detin Jon”.
“Çelës për naftën greke është Korfuzi dhe kjo hartë do të zbulojë gjithë lojën që do të luhet në vitet e ardhshme në zonën jugore dhe veriore të këtij ishulli si dhe në afërsi të kufijve detarë të Greqisë me Shqipërinë”, shkruan PROTO THEMA
Për këtë qëllim kompania PSG e rriti buxhetin e saj të shpenzimeve me 30 milionë euro më tepër, për të krijuar një imazh të qartë përsa u përket këtyre rezervave.
Gjtiashtu naftë është gjetur edhe në Katakolo, pranë gjirit të Patrës, ndërsa në përllogaritjet më pak optimiste vlerësohen që do të sjellin në arkat e shtetit të paktën 150 -250 miliardë euro në 30 vitet e ardhshme. Për këtë qëllim 3 kompani tepër të fuqishme si amerikania EXXON MOBIL, norvegjezja STATE OIL dhe francezja TOTAL janë të gatshme të marrin pjesë në tenderat që do të shpallen në të ardhmen nga qeveria greke./ab-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi