Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Greqi, tani do punohet edhe në fundjavë Empty Greqi, tani do punohet edhe në fundjavë

Thu 6 Sep 2012 - 15:53
Greqi, tani do punohet edhe në fundjavë S-GREEK-SIX-DAY-WORKWEEK-large300Kreditorët e Greqisë po kërkojnë që qeveria e Athinës të miratojë ligjin për gjashtë ditë punë në jave nëse duan që të marrin pjesën e dytë të ndihmës.

Një kërkesa e tillë është zbuluar nga një letër e “trojkës” Evropiane që po monitoron Greqinë për llogari të Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në letër kërkohet që të ndërmerret një reformë radikale në tregun e punës. Trojka evropiane rikthehet në Athinë këtë javë për të vërejtur nëse janë plotësuar apo jo kushtet për marrjen e ndihmës. Greqia pret që të marrë verdiktin muajin e ardhshëm, e cila do të jetë përcaktuese për qëndrimin në eurozonë.

Në letrën e dërguar javën e kaluar për ministrin e Financave dhe atij të Punës, kërkohet që qeveria të zgjatë edhe në fundjavë ditë e punës dhe kjo kërkohet për të gjitha sektorët.

Gjithashtu në letër kërkohet ndërhyrje në sistemin dhe kulturën e punës që në Greqi duket se keqfunksionon.

Qeveria greke duhet të ndërmarrë edhe një shkurtim prej 11.6 miliardë dollarë për të përfituar ndihmën e ardhshme prej 30 miliardë dollarë.

Kjo kërkesë duket se ka shkaktuar tension dhe kryeministri Antonis Samaras po përpiqet të ruaj koalicionit qeverisës. Javën e kaluar ai tha se këto janë masat e fundit dhe se nuk do të ketë më shkurtime.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi