Bombë nga Bloomberg: Greqia mund të bëhet prodhuesi më i madh i arit në Europë
Wed 10 Oct 2012 - 21:19
Planin e tyre për të rritur prodhimin e arit me 425.000 shufra në Greqi, nga 16.000 shufra që ishin regjistruar gjatë 2011-ës, përshkruan për Bloomberg, citon alb-observer.com, kompanitë të cilat janë angazhuar në nxjerrjen e metalit të çmuar nga nëntoka në katër minierat aktuale.
Sipas kësaj analize dhe nëse arrihen objektivat, nëpërmjet fast trak, Greqia do të kthehet në vendin e parë të prodhimit të arit në Europë deri në vitin 2016!
Sigurisht, që në reportazh theksohet se në të shkuarën janë vënë re procedura dhe ngërçe burokracie të cilat vonojnë së tepërmi dhënien e licencave kompanive fituese.Sipas parashikimeve të dy kompanive, Eldorado Gold Corp. (ELD) dhe Glory Resources Ltd. (GLY), projektet e tyre do të rrisin prodhimin e arit deri në 425.000 shufra në vitin 2012, sasi kjo që do të kap vlerën e 757 milion dollarëve (duke u bazuar në çmimin e arit të dt. 5 tetor 2012), kundrejt prodhimit total të 160.000 shufrave ari që janë shënuar në Greqi deri në 2011-ën.
Ndërkohë, citon alb-observer.com, reportazhi i Bloomberg, i jep një rëndësi të veçantë rastit të European Goldfields. Siç dhe deklaroi për Bloomberg, kreu i zhvillimit të kompanisë, Steve Sharpe, për një trevjeçar, European Goldfields ishte në pritje të licencës nga qeveria greke, për nxjerrjen e metaleve të çmuara nga nëntoka, si rezultat i kësaj pritje të vonuar vitin e fundit, kur dhe pritej të jepej licenca, çmimi i aksioneve të kompanisë ra ndjeshëm duke tërhequr interesin e blerësit.
“Në asnjë mënyrë nuk do të kthehesha mbrapsht në Greqi”, deklaroi Sharpe.
Vonesat si këto, thekson agjencia tashmë janë më të rralla në Greqi, pas recesionit të viteve të fundit dhe nevojave urgjente të qeverive për të krijuar vende të reja pune./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi