Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Prindi nuk mund të bëhet shok”  Empty “Prindi nuk mund të bëhet shok”

Thu 30 Oct 2014 - 14:10

Ata janë të dy muzikantë. Ajo ka marrë më të mirën prej tij e që e vogël e ka ndjekur babain e saj kudo nëpër koncerte. Venera Lumani, në kuptimin e plotë të fjalës është rritur në studion muzikore të babait të saj, Menderezit. Përtej lidhjes së gjakut, muzika e ka bërë edhe më të bukur këtë marrëdhënie.

Të ndash skenën me babin sigurisht që nuk është diçka që mund t’i ndodhë çdo vajze dhe të gjithë mund të mendojnë se marrëdhënia midis tyre do të jetë idealja e një babai me vajzën e tij.

Në fakt, Venera Lumani, si shumë vajza shqiptare, ka të njëjtën vështirësi për të ndarë gjëra personale me të atin. Ai ka qenë gjithmonë babai i saj ideal, por jo shoku i ngushtë. Sepse për Venerën, miqtë janë miq e prindërit mbeten prindër. Ndoshta për këtë ka ndikuar edhe natyra pak e mbyllur e Venerës. Ylli i “The Voice of Albania 2” tregon se me kalimin e viteve ajo marrëdhënia speciale që ka patur me të atin në vogëli ka ardhur duke u shkrirë.

E ndërsa mediat dhe thashethemet shisnin duke përfolur lidhjen e Venera Lumanit me Lind Islamin, prindërit e saj qëndronin në hije të këtij lajmi derisa Venera e bindur për këtë marrëdhënie, vendos t’ia tregojë të atit pak kohë më parë. Një lidhje sigurisht e mirëpritur, e cila rrinte e fshehur më shumë prej paramendimeve të Venerës sesa mospranimit të prindërve.

Tanimë, Lindi dhe Venera kanë një lidhje të bërë publike edhe për prindërit e saj dhe për habi, e brishta, e ëmbla Venerë, thotë se tek ky djalosh lexon shumë tipare të të atit.

/ Top Channel
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

“Prindi nuk mund të bëhet shok”  Empty Re: “Prindi nuk mund të bëhet shok”

Fri 31 Oct 2014 - 8:33
Nese martohesh ne 18.vjet ka gjasa te lind femija I par pas nje viti dhe pas18.vite do te duket prindi dhe femija si nje gjenerat
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi