Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

India: A mund të bëhet superfuqi? Empty India: A mund të bëhet superfuqi?

Wed 3 Apr 2013 - 10:56
India: A mund të bëhet superfuqi? India-1-150x150
Mungesa e kulturës strategjike në Indi pengon ambicien e këtij nënkontinenti për t’u bërë përcaktuese në fatin e botës, pavarësisht fuqisë së madhe shpirtërore dhe ushtarake që disponon
The Economist


Askush nuk e dyshon se Kina u është bashkuar radhëve të fuqive të mëdha: Ideja se bashkë me Amerikën, Kina tashmë mund të quhet fuqi udhëheqëse, është hedhur në qarkullim shumë kohë më parë, megjithëse kjo ide është ende disi e parakohshme. Për Indinë shpesh flitet me të njëjtin entuziazëm si për Kinën për shkak të popullatës së saj më të madhe se 1 miliard banorë, lulëzimit ekonomik, vlerës së këtij vendi si partner tregtar dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake.

Të pestë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, mbështesin pa shumë qejf pretendimin e Indisë për t’u bërë e gjashta anëtare e përhershme. Por ndërsa ngritja e Kinës pranohet gjerësisht, India sërish shikohet si një fuqi përgjysmë që nuk mund të përballojë një përgjegjësi të tillë.

Megjithatë, sado që India është e varfër dhe më pak dinamike ekonomikisht se Kina, ky vend ka fuqi të butë me bollëk. Ajo është e angazhuar të ketë demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut. Si viktimë e dhunës xhihadiste, ajo është në front të luftës kundër terrorizmit. Ajo ka një diasporë të stërmadhe dhe të talentuar. Ajo mund të mos dëshirojë të krahasohet me Perëndimin, por ka shumë vlera perëndimore. Ajo është më vetëbesim dhe shumë e pasur nga pikëpamja kulturore.

Nëse India do të ketë vendin e përhershëm te Këshilli i Sigurisë, një status që ajo e ka fituar tashmë për shkak të kontributit të vazhdueshëm për operacionet paqeruajtëse, ky vend nuk do të jetë automatikisht mbrojtës i regjimeve brutale. Ndryshe nga Kina dhe Rusia, India nuk ka marrëdhënie të mira me vendet diktatoriale. India disponon gjithashtu një marinë ushtarake të fuqishme dhe të respektuar, me standarde të ngjashme me ato të NATO-s. Ajo do të ofrojë siguri në një pjesë të rëndësishme të botës.

Megjithatë, ky potencial i Indisë si një forcë stabiliteti dhe garantues i sistemit ndërkombëtar të rregullave, nuk është kuptuar ende siç duhet. Një arsye është se ku vend nuk ka kulturën për të ndjekur një politikë sigurie aktive. Pavarësisht rritjes së shpejtë të buxhetit të mbrojtjes, buxhet që parashikohet të bëhet i katërti më i madh i botës rreth vitit 2020, politikanët e Indisë dhe burokratët kanë treguar shumë pak interes për një strategji gjithëpërfshirësve.

Shërbimi diplomatik është shumë i paktë për një popull 1.2 miliardësh. Ata kanë pothuajse aq diplomatë sa ka edhe Singapori me 5 milionë banorë. Udhëheqësia e forcave të armatosura dhe estabilishmenti politiko-burokratik punojnë në mënyrë të ndarë. Ministria e Mbrojtjes është vazhdimisht në mungesë të ekspertizës ushtarake.

Këto dobësi janë pjesërisht pasojë e dëshirës për ta bërë zhvillimin ekonomik një prioritet. India ka mbajtur me zgjuarsi gjeneralët jashtë politikës, (një leksion i injoruar në pjesë të tjera të Azisë, me pasoja shumë të këqija, siç është rasti i Pakistanit). Por ideologjia e Nehrusë luan gjithashtu një rol. Në shtëpi, India i ka dhënë fund politikës së mbylljes në vitet 1990 dhe ka arritur përfitime të mëdha. Por në diplomaci, 66 vjet pas largimit të britanikëve, ajo sërish ruan besimet e kohës së pas pavarësisë për sjellje paqësore dhe asnjanësi, si dhe dyshimin e madh te Perëndimi.

Tradita e vendit e vetëpërmbajtjes strategjike në disa raste i ka shërbyer vendit mirë. Për shkak se nuk ka pasur shumë sukses në luftërat rajonale me Pakistanin dhe Kinën, India përpiqet t’i trajtojë provokimet me kujdes. Ajo ka mosmarrëveshje të mëdha territoriale me fqinjët e vet të mëdhenj, por bën përpjekje të mëdha për të mos hyrë në konflikt. Në disa raste toleron provokimet deri në një pikë pothuajse të papranueshme. Në thelb, India nuk kërkon telashe dhe kjo gjë i ka dhënë imazhin e mirë të vendit paqësor.

Por mungesa e kulturës strategjike ka edhe kosto. Pakistani është i rrezikshëm dhe i paqëndrueshëm, i pajisur me armë bërthamore, i copëtuar nga dhuna xhihadiste dhe i dobët përballë mungesës së kontrollit të ushtrisë nga qeveritë civile. Megjithatë, India nuk mendon në mënyrë tërësore se si të merret me këtë kërcënim. Qeveria shpreson se rritja e tregtisë do të përmirësojë marrëdhëniet, edhe pse ushtria e saj po përgatitet për një luftë të llojit Blitzkrieg përtej kufirit. Ajo duhet të punojë më shumë për të shëruar plagët e konfliktit të Kashmirit dhe për të mbështetur qeverinë civile të Pakistanit. Pikërisht tani, Pakistani po ecën drejt tranzicionit të parë nga një qeveri civile e zgjedhur në një tjetër. Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, duhet ta mbështesë këtë proces duke premtuar një vizitë për udhëheqësin e ardhshëm.

Kina, e cila është gjithnjë e më e angazhuar në projektimin në distancë të gjatë të fuqisë së vet ushtarake, përfshirë edhe Oqeanin Indian, përbën një kërcënim të një lloji tjetër. Askush nuk mund të jetë i sigurt se si do ta përdorë Kina fuqinë e vet ushtarake dhe ekonomike dhe ndoshta India do të gjendet e rrezikuar nga kjo fuqi.

India, si të gjithë fqinjët e vet ka arsye të jetë e nervozuar nga Kina. Vendi është veçanërisht i rrezikuar nga ndërprerjet e furnizimeve të rregullta me energji. India ka 17 për qind të popullatës së botës dhe vetëm 0.8 për qind të rezervës së njohur të naftës dhe gazit.

India duhet të fillojë të formëzojë të ardhmen e vet dhe të rajonit ku gjendet. Ajo ka nevojë për të hartuar një strategji të madhe dhe për të ndërtuar shërbim diplomatik në përputhje me statusin e saj si fuqi e madhe. Ajo ka nevojë për ministri Mbrojtjeje më profesionale dhe një staf mbrojtjeje të unifikuar që mund të punojë krahas udhëheqësisë politike të vendit. Ajo ka nevojë të lërë firmat private vendëse e të huaja në industrinë e vet ushtarake që aktualisht është shumë jofunksionale nën pronësi shtetërore. Dhe ajo ka nevojë për një marinë të fuqishme që duhet të bëhet njëkohësisht forca e sigurisë për kanalet detare më të rëndësishme të botës.

Por më e rëndësishmja nga të gjitha është fakti që India duhet të heqë dorë nga filozofia e saj e vjetër e asnjanësisë. Që nga marrëveshja bërthamore me Amerikën më 2005, ajo është zhvendosur drejt Perëndimit dhe voton njësoj si SHBA-ja në OKB. India ka ulur blerjet e naftës Iraniane dhe bashkëpunon me NATO-n në Afganistan. Këto ndryshime duhet të bëhen në mënyrë më të vendosur. India duhet të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi për siguri me vendet perëndimore. Ajo duhet të promovojë gjithashtu demokracinë në Azi. Kjo mund të mos jetë në interesin e kohës sonë të Indisë dhe një masë e tillë mund ta vërë në konflikt me Kinën. Por duke parë përtej interesit afatshkurtër, promovimi i demokracisë është ajo çfarë fuqitë e mëdha bëjnë zakonisht.//gazeta-shqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi