Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

CNN: Kosova do të mund ishte superfuqi në Evropë  Empty CNN: Kosova do të mund ishte superfuqi në Evropë

Fri 18 Oct 2013 - 21:28
CNN: Kosova do të mund ishte superfuqi në Evropë  Behrami
Që sporti është ambasadori më i mirë i çdo shteti në botë këtë e vërteton edhe rasti i fundit i kualifikimit të Bosnjës në kampionatin botëror, Brazili 2014.

Kualifikimi i Bosnjës për herë të parë në kampionatin botëror vetëm 18 vite pas luftës ka bërë që të gjitha mediet botërore ta kenë krye lajm këtë shtet ballkanik ndërkohë një hapësirë të veçantë i ka dhënë edhe gjiganti CNN.

Mbase për herë të parë në 20 viteve kur krye lajm ishte vetëm për shkak të luftës dhe viktimave të shumta në këtë vend.

Ishte vetëm viti 1995 pra vetëm 18 vite më parë që kur Bosnja e zhvilloi ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare pas ndarjes nga Jugosllavia.

Që atëherë boshnjakët kanë bërë përparim të madh duke qenë dy herë shumë afër kualifikimit në turne të mëdha.

Në të dy rastet janë mposhtur nga Portugalia në play-off. Në kualifikimin për botërorin 2010 dhe Evropianin 2012.

“Unë i falënderoj këta djem për punën e tyre të madhe në katër vitet e fundit dhe do të ishte padrejtësi e madhe nëse ne nuk do të arrinim që të kualifikoheshim këtë vit”, ka thënë trajneri boshnjak Safet Susic.

Bosnja e cila 20 vite më parë ishte viktimë e regresionit serb duke pësuar shkatërrime të mëdha materiale por edhe njerëzore ku kanë mbetur të vdekur më shumë se 100 mijë persona, përmes futbollit ka rilindur sërish.

Boshnjakët sot janë shembulli më i mirë se me punë të madhe dhe talent gjithçka mund të arrihet.



“Kosova do të ishte superfuqi në Evropë po të kishte kombëtare”

Ngritja e emrit të Bosnjës përmes futbollit është shembulli më i mirë se si edhe Kosova do të mund të fitonte respektin e saj në botë, të harronte dëmet e luftës dhe t’i rikthehej jetës normale.

Madje sipas ekspertëve Kosova do të mund të ishte edhe superfuqi në futbollin evropian dhe të kishte ndikim në zhvillimet e garave më të famshme në këtë sport.

Autori i shumë librave mbi nacionalitetin dhe futbollin James Montague duke folur për polemikat e shumta mbi nacionalitet e shumëfishta të futbollistëve anë e kënd botës ka folur edhe për rastin e shqiptarëve të cilët sot kanë marrë Evropën Stuhishëm.

Janë në veçanti 6 shqiptarëve e Zvicrës të cilët siguruan kualifikimin në kampionatin botëror dhe ylli më i ri evropian, kosovari i Manchester United, Adnan Januzaj, të cilët kanë hapur debate të shumta mbi kombëtaret.

E në gjithë këtë tregim nuk ka mundur të anashkalohet edhe Kosova e cila është vendi i prejardhjes së këtyre talenteve të futbollit me të cilët shtetet tjera po mburren dhe po korrin suksese.

“Shpërbërja e Jugosllavisë ka krijuar disa shtete të reja dhe disa kombëtare të reja të futbollit. Lufta ka bërë që të tjerët ta gjejnë veten në një shtet të ri me një përfaqësuese të re. I tillë është rasti i Zlatan Ibrahimovicit i cili ka mundur të luaj edhe për Bosnjën edhe për Kroacinë”, ka thënë Montague.

“Edhe rasti i Adnan Januzaj është një shembull i njëjtë. Kosova nuk është e njohur nga Kombet e Bashkuara dhe si rezultat kombëtarja e tyre në futboll nuk është njohur nga UEFA. Për shkak të luftës shumë kosovarë janë bërë pjesë të Zvicrës dhe Belgjikës. Pasi që ata nuk kanë pasur shtet ka qenë më e lehtë për ta që ta marrin nënshtetësinë”, shton më tutje Montague.

Ai më pas nënvizon fjalët më të fuqishme dhe më domethënëse për Kosovën dhe futbollin e saj.

“Sot ju keni një gjeneratë të tërë të futbollistëve nga Kosova të cilët me krenari e identifikojnë veten si kosovarë mirëpo të cilët luajnë për Zvicrën pasi që Kosova nuk ekip kombëtare. Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka janë vetëm disa nga të shumtit.

http://www.fri.org.mk/cnn-kosova-do-te-mund-ishte-superfuqi-ne-evrope/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi