Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kosova, mes më të varfërave në Evropë Empty Kosova, mes më të varfërave në Evropë

Sun 4 Nov 2012 - 12:59
Kosova, mes më të varfërave në Evropë Prishtine-njerez

Kosova, bashkë me Moldavinë dhe Bjellorusinë, janë vendet më të varfëra në Evropë, sipas agjencisë gjermane për mbikëqyrjen e tregut GFK.

Sipas burimit, që ka kryer një studim të detajuar, banorët e Kosovës dhe dy vendeve të tjera në një vit sigurojnë më pak se 2 mijë euro për frymë.

Situata më e rëndë është në Moldavi, ku mesatarja e të ardhurave për banor është 1.256 euro në vit, thotë studimi i GFK.

Përsa i përket vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit, raporti vëren se në Bullgari një e katërta e pasurisë është e përqendruar në kryeqytetin Sofie.

Të ardhurat për banor në shumicën e zonave të këtij vendi janë 2.850 euro, ndërsa në Sofie, ku numërohen rreth 1.3 milion banorë, të ardhurat arrijnë në 3.800 euro.

Fuqi më të madhe blerëse në Bullgari kanë edhe qytetet Varna, Burgas, Stara e Zagora, si dhe destinacionet e njohura Zlatni Pjasci dhe Suncev Breg.

Rajonet më të varfëra të këtij vendi janë ato në kufi me Rumaninë dhe Serbinë. Në Beograd të ardhurat për frymë janë pak më të larta se në Sofie, 3.912 euro në vit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosova, mes më të varfërave në Evropë Empty Re: Kosova, mes më të varfërave në Evropë

Sun 4 Nov 2012 - 14:09
...c'te thuash!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi