Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

‘Java e kulturës dhe historisë së Çamërisë’, sot, marshimi në Qafë Botë Empty ‘Java e kulturës dhe historisë së Çamërisë’, sot, marshimi në Qafë Botë

Sat 30 Jun 2012 - 18:54
‘Java e kulturës dhe historisë së Çamërisë’, sot, marshimi në Qafë Botë 35407289asdas-300x200Siç kemi bërë të ditur, në Shqipëri është çelur Java e Kulturës dhe Historisë së Çamërisë, e shoqëruar me një sërë aktivitetesh.

Aktivitetet këtë vit janë zhvendosur nga sallat e mbyllura në sheshet kryesore të kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera të vendit. Aktivitetet e Javës Çame u çelën në sheshin “Tre Vëllezërit Frashëri”, ku dhjetëra qytetarë, shqiptarë të Çamërisë apo të viseve të tjera, u grumbulluan për të ndjekur nga afër dëshmitë e të shpërngulurve nga shtëpitë e tyre, si edhe për të ndjekur materialet muzikore të përzgjedhura.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi, i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj jave, gjatë një prononcimi për mediat.

“Këtë vit ne e kemi nxjerrë Javën Çame nga sallat e mbyllura të konsumit të brendshëm në sheshet kryesore të vendit. 100 vite më parë, në sheshet e Tiranës, banorët e qytetit kishin dalë për të protestuar lënien jashtë trungut të shtetit shqiptar, të Kosovës dhe të Çamërisë. 70 vjet më parë, në këto sheshe kishin protestuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë që u dëbuan gjatë Traktatit të Lozanës. 68 vjet më parë, pritën refugjatët, bashkëkombësit e tyre nga Çamëria, që u dëbuan me anë të një nga genocidet më të ashpra. Sot, ne bashkohemi të gjithë, për të përkujtuar martirët e Çamërisë. Kjo javë është e të gjithë shqiptarëve, se Çamëria është e të gjithë shqiptarëve. Ne mund të themi me bindje se çështja çame është sot më e fortë se kurrë, e ka fituar betejën me kohën dhe jemi më të vendosur se kurrë të çojmë deri në fund kauzën çame” – tha z. Idrizi.

Këtë vit, lajtmotivi është ditën e shtunë, në Kllogjer të Sarandës, ku më shumë se 3000 shqiptarë të Çamërisë humbën jetën e nuk u lejuan të kishin as një gur mbi varr. Aty do të nisë ndërtimi i një varreze monumentale për t’i nderuar dhe për të kujtuar atë genocidin mbi shqiptarët e Çamërisë.

Komuniteti çam do të mbajë sot në Qafë Botë marshimin e përvitshëm, në kuadër të “Javës së kulturës dhe historisë së Çamërisë”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi